Mesazhet amerikane të Grida Dumës dhe Bojaxhisë

 

 

Nga Irfan Rama

Grida Duma dhe Gjergj Bojaxhi gjatë javës më bënë shumë përshtypje dhe më qerrën njëlloj ëmbëltimi shpirtëror në këtë zallamahi mjerimesh e mjeranësh elektoralë. Në këtë garë gastrite rrenash, tollumbacesh, ndërtime Marsesh e ndriçime Afërditash me para që thuren në bankat e Uashingtonit dhe Europës, vende pune me mijëra, ajër të pastër, naftë me çmim të ulët si në Venezualë, merr drita sa të duash e paguaj sa të të thojë xhepi, “ndërtime DisneyLand-esh” ne Skrapar, Kolonjë, Tepelenë, Mamurras, Zadrimë, Gramsh, Pukë…. Të Lumit ne se çdo na “shohë sytë” pas zgjedhjeve!

Mesazhi i Grida Dumës për kryeministrin Rama

Pashë një ditë në një gazetë se Grida Duma, superintelektualja e vajza shumë e kulturuar e Durrësit e cila kandidon përballë inxhinierit të betoneve, dylegjislacionistit të Durrësit që mbjell vetëm palma Vangjush Dako, do të bëj projekte e do të bashkëpunoj për to me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Mendova për një hop se mos ato rreshta Grida i ka thënë pa shumë rrotullamë truri por kur e përsëriti edhe në një emision televiziv të rëndësishëm u ndjeva vërtetë “feeling” për konceptin komunikativ dhe bashkëpunues si “Ngrohtësia e verës”.

Kam dëgjuar dhe jam marrë me fushata elektorale si korrespondent shtypi i pavarur por unë nuk kisha dëgjuar nëse nuk gabohem se një kandidat për kryebashkiak do të bashkëpunojë me kryeministrin që është nga partia “Armike”. Dhe kur dëgjova Gridën të them të drejtën më bëri impresion në konceptin etik, estetik, real dhe progresues. Sepse politika është një arturinë që kërkon e duhet të ndjekësh të renë dhe dobinë “ethëse” krijuese dhe inovuese në shërbim të popullit tënd. Të njerzve që po i bëre pak të duan aq shumë e të admirojnë.

Se e vjetra kudo por sidomos në politikë të dërgon tutje teposhtë. Tutje tatëpjetë. Sepse siç thotë Bethoveni me shumë dëshpërim kur mori vesh se Napoleoni kish lidhur një konkordat me Papën “tani çdo gjë u kthye përsëri në rrugën e vjetër”. Sepse Grida kam besim do të bashkëpunojë vërtet me kryeministrin pavarësisht se trungu politik i partisë së saj e “përpunon” kryeministrin shqiptar si reformator antipopullor. Pavarësisht se Grida është kundërshtare politike me kryetarin e Partisë Socialiste por fundja e fundit ai është kryeministri i vendit dhe ai duhet rrespektuar për ti bërë durrsakët më mirë ekonomikisht, më të punësuar, më të mirëqenë,më fotosintezikë, më të begatshëm e më pak depresues.

Se Shkodra dhe Kavaja dy bastione antikomuniste dhe pro të përhershëm të Partisë Demokratike për rreth 20 vjet mbetën tërësisht të pa zhvilluar, qytete që nuk mund të jetohej më dhe popullsitë e dy qyteteve historike kishin vetëm një mendje: të largoheshin nga Shkodra e Kavaja për në Tiranë ose jashtë Shqipërisë. Sepse për hir të devotshmërisë PD i la këto qytete mënjanë në zhvillim dhe së dyti nuk lejonte kryebashkiakët e tyre të bashkëpunonin në kohët socialiste me kryeministrat socialistë!!! Dhe Grida si një polemiste e shkëlqyer e “leheve” politike, sociale, psiko-mënyrore të zgjidhjeve tërësisht proamerikane edhe në metodologji e afinizëm popullor do bashkëpunoj me Ramën. Kështu mendoj të paktën deri në implementizëm.

Bojaxhi rrëfen 53 financuesit si në Amerikë!

Njëzetekatër vjet Demokraci shqiptare dhe asnjëherë ky popull nuk kish dëgjuar ndonjëherë se sa para shpenzojnë partitë e “mirëqenies së tyre” dhe nga ku, kush dhe si i rrufisin paratë partitë shqiptare që bëjnë e po bëjnë sërish një fushatë shumë galaktike ndryshe edhe nga fushatat elektorale në SHBA, Britani tashsëfundi, Gjermani e gjetkë që kanë potencial paratë e të gjithë rrethinës tokësore. Është pikërisht kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi, për Bashkinë e Tiranës që bën publike 53 financuesit e fushatës së tij elektorale për Zgjedhjet Lokale me 21 Qershor 2015.

Nuk më intereson fare se kush janë financuesit dhe as bojatisja nesër e njerëzve që financojnë fushatën e tij nga dy grupimet politike të mëdha, por ajo që ish okeluar në katër fjalë në një gazetë shqiptare se Bojaxhi rrëfen 53 financuesit e fushatës së tij më dha një ndjesim të veçantë: që është transparenca ndaj popullit apo zgjedhësve tuaj për kacidhe që do të përdorësh. Sepse këto para që do të shpenzosh dihet nga kanë ardhur. Kjo është alfa e idesë tënde për të ardhmen e një grupi të madh njerëzish që do të udhëheqësh me transparencë që është një element i ndershmërisë hyjnore.

Sepse partitë politike shqiptare bëjnë politikë të pistë me para të pista. Bëjnë “Dirty Dancing” me paratë e vjedhura të popullit për ti rikthyer në disa fish pas zgjedhjeve dordolecëve të tyre. Kot çirret një pjesë e shtypit shqiptar tok me SHBA dhe BE prej  motmotesh që partitë të tregojnë rrugët, mënyrat, personat e sasitë e parave që do të financojnë në fushata. Kam ndjekur me vëmendje fushatat e Obamës në dy zgjedhjet e fundit presidenciale dhe në të fundit kam patur kontakt me stafin e tij që më dërgonte e më dërgon vijimisht emaile. Për gjithçka. Për paratë e fushatës së tij të thonë bashkoju me fushatën e Obamës duke kontribuar modestisht edhe me 5 dollarë. Gjithçka transparente. Bravo Bojaxhi për novitetin tënd të ndershëm! Bravo Grida për Feedback –pozitiv që duhet ta ndjekë e gjithë politika shqiptare për bashkëpunimin  zhvillimor të qytetarëve!       

SHKARKO APP