Mesazhi amerikan që erdhi një ditë pas ngjarjes në Elbasan

Nga Red Varaku –

Menjëherë pas shpërthimit të dhunës në Elbasan dhe në ditën kur mbaroi dhe afati i dorëzimit të vetëdaklarimeve të kandidatëve vjen dhe reagimi i të dërguarit special të SHBA-ve pêr Ballkanin Perëndimor z. Mathew Palmer , i cili si në asnjë rast tjetër referuar zgjedhjeve deklaroi se SHBA-të prisnin zgjedhje me standartet më të larta ndërkombëtare.

Ky është dhe reagimi i parë i SHBA-ve në lidhje me zgjedhjet e prillit në nivelin më të lartë diplomatik pas deklaratave të njëpasnjëshme të ambasadores amerikane, e cila ka bërë vazhdimisht thirrje për moskandidimin e individëve me rekorde kriminale.

Ky reagim, i cili erdhi menjëherë pas dhunës në Elbasan dhe pikërisht ditën e vetëdeklarimit për kandidatët në KQZ , është njëkohësisht një sinjal që SHBA po e ndjekin me shumë vëmendje situatën në Shqipëri dhe po i monitorojnë rreptësisht standartet e zgjedhjeve.

Kjo sepse tranzicioni i pushtetit në vende me demokraci të brishtë si Shqipëria, është gjithmonë i rrezikuar nga mundësia që mund të degradojë në përplasje të dhunshme e deri në konflikt civil.

Asgjësimi i sistemit të drejtësisë, i cili është garant për ruajtjen e ballancave në një shoqëri demokratike dhe kthimi i institucioneve të tjera në kamzhik në dorën e pushtetit kundër opozitës rrezikon që deri në zgjedhje ta kalojë vendin në kaos total, ndaj vëmendja perëndimore dhe veçanërisht ajo amerikane pritet të shtohet .

Ngjarja e Elbasanit ku për pak situata mund të degradonte në konflikt civil, që mund të shtrihej menjëherë në të gjithë vendin, është një paralajmërim serioz se deri në ç’pikë mund të degradojë kjo përplasje.

Me sa duket mungesa e një marrëveshjeje për të garantuar të ardhmen e tij politike dhe fizike me sa duket i ka lënë vetëm një rrugë këtij kryeministri, destabilizimin e vendit.

Është e qartë që fajtorë dhe përgjegjës për këtë është edhe vetë ndërhyrja brutale e faktorit ndërkombëtar në 2019 , për të mbajtur në pushtet këtë kryeministër përkundër vullnetit popullor, nderhyrje që ka prodhuar një zemërim edhe me të madh ndaj këtij regjimi, e cila sa vjen dhe po ndizet.

Duke qenë se për të frenuar këtë kryeministër ka vetëm një mënyrë dhe ajo është një pozicionim i qartë dhe i vendosur ndërkombëtar kundër perpjekjeve për të mbajtur pushtetin me dhunë sinjali i SHBA-ve mbrëmë, paralajmëron se deri në 25 prill do ketë dhe mesazhe të tjera më të qarta dhe më të drejtpërdrejta, kjo proporcionalisht me reagimin e kësaj qeverie në raport me integritetin e zgjedhjeve .

E vërteta është që sot këtë nuk e kanë vetëm detyrë, por ia kanë borxh të madh shqiptarëve, për vetë faktin që ishin pikërisht ata dhe personalisht vetë z. Palmer që e mbajti në pushtet një dordolec si ky në kohën kur duhej arrestuar menjëherë për batërdinë në zgjedhjet e 2017.

SHKARKO APP