Mësime nga eksperienca e Koresë së Jugut
Nga Kastriot Islami –
Situata në Shqipëri po komplikohet e rëndohet. Duhen dëgjuar kryesisht specialistët dhe njerzit e mëncur të këtij vëndi…nëse kjo s’ndodh edhe në këto momente, pasojat mund të jenë shumë të rënda e afatgjata. Media ka një rol shumë të madh për të luajtur duke i) angazhuar ekspertët dhe të mëncurit e shmangur klientelistët e populistët; ii) duke bërë me pozitivitet transparencën maksimale të masave të marra nag autoritet e specializuara mjeksore; dhe iii) duke shpalosur mësimet e nxjerra nga vëndet e tjera për menaxhimin me sukses të krizës. Natyrisht pa harruar të promovojë mbështetjen maksimale për aktivitetin heroik të mjekëve dhe punojësve të shëndetsisë.
MËSIME NGA KOREJA E JUGUT (KJ)
Në ditët e fundit të shkurt dhe fillim të marsit, numri i të infektuarëve të rinj në KJ shpërtheu nga disa dhjetra në disa qindra e madje disa mijra. Në momentin e “pikut” në datën 29 shkurt 2020 numri ditor i të infektuarëve arriti 909 dhe vëndi prej 50 milion banorësh u gjënd në prag të “përmbytjes” nga epidemia. Por në më pak se një javë numri i rasteve u përgjysmua dhe kjo vazhdoi në ditët e javët në vijim. KJ është një nga dy vëndet, që ka mundur të përkulë me sukses “kurbën e shpërthimit” të virusit, pa masa drastike si në Kinë dhe pa dëmtuar ekonominë sic ka ndodhur në Europë e SHBA. Shëmbulli i KJ është i thjeshtë dhe i arritshëm….. Ky model suksesi bazohet në 3 veprime: 1) Veprime të shpejta dhe jo drastike, ii) Testim masiv e gjurmim i kontakteve; dhe iii) sigurim i mbështetjes publike.
MËSIMI I: VEPRO SHPEJT DHE PËRPARA SE TË VIJË KRIZA…
Një javë para se të zbulohej rasti i parë me virus, autoritet koreane u takuan me përfaqsuesit e kompanive mjeksore dhe i kërkuan fillimin e prodhimit të kiteve për testimin masiv të popullsisë. Brënda dy javëve, u arrit të prodhoheshin mijra kite për testim. Aktualisht KJ prodhon 100 mijë kite në ditë dhe 17 vënde kanë filluar eksportimin e kiteve në vëndet e tyre. Koreja e Jugut, ndryshe nga SHBA dhe Europa trajtuan këtë epidemi si emergjencë kombëtare. Sepse Koronavirusi ka një periudhë inkubacion prej 5 ditësh, pastaj i duhet 1-2 javë që të shpërthejë vrullshëm dhe shumë shpejt të gjithë gjënden para një situate kur numri real I rasteve është mbi 10 herë më i lartë sesa atyre që shfaqen në shifrat zyrtare. Këto karakteritika e bëjnë reagimin tradicional të bazuar në izolim dhe mbyllje të aktiviteteve jo shumë efikas.
MËSIMI II: TESTONI SA MË SHPEJT, SA MË SHPESH DHE MË SAKTËSI TË LARTË
KJ ka kryer 300 mijë teste ose 6 teste per 100 banorë. Sipas ekspertëve koreane “testimi është i rëndësishëm për të zbuluar gjëndjen shumë përpara shpërthimit, për të minimizuar përhapjen e siguruar trajtimin me shpejtësi”. Madje në KJ thonë se “testimi masiv është celsi i suksesit të numrit shumë të ulët të vdekjeve”. Për të shmangur “përmbytjen” e spitaleve e klinikave, autoritet ngritën 600 qëndra të testimit masiv dhe 50 stacione të lëvizhsme për të bërë teste sa më shumë dhe sa më shpejt dhe njëkohësisht duke shmangur infektimin e mjekëve përmes mbajtjes së tyre larg kontaket me të infektuarit.
MËSIMI III: GJURMO TË KONTAKTUARIT ME TË INFEKTUARIT, IZOLOJINI DHE MBAJINI NË MBIKQYRJE
Kur zbukohej një i infektuar, ai merrej në pyetje nga punonjësit e shërbimit mjeksor, për të evidentuar kontaktet që ai kishte pasur. Ju bëhej testi e eventualisht ai izolohej; ky quhet procesi i “gjurmimit të kontakteve”. Ky proces i mundësoi autoriteteve të zbulonin rrjetin e përhapjes së mundshme të virusit. KJ aplikoi një “proces gjurmimi” shumë agresiv duke “ruajtur ndërkohë me ligj privacinë e personave të prekur nga koronavirusi”. Kur epidemia arriti kulmin për gjurmimin e pacientëve u përdorën mesazhet telefonike. Cdo qytetar që ndeshte një pacient të infektuar duhet të lajmëronte qëndrat e testimit. Duke identifkuar e trajtuar të sëmurët dhe duke vendosur rastet e lehta në qëndrat speciale, KJ arriti të ruante spitalet për pacientët e prekur rëndë, duke ulur shumë shifrën e vdekjeve, në më pak se 1%.
MËSIMI 4: KËRKO DHE SIGURO MBËSHTETJEN E PUBLIKUT
Është e pamundur që i gjithë procesi i identifikimit dhe gjurmimit të përballohej vetëm nga punonjësit e shëndetsisë. Autoritet arritën në përfundimin se “suksesi I menaxhimit të kësaj krize varet edhe nga transparenca me publikun por edhe duke i kërkuar atyre vazhdimisht bashkëpunim”. Mesazhet e përditshe në media e rrjtet sociale synonin krijimin e një beteje qëllim të përbashkët. Sondazhet/anketat tregonin miratimin masiv të qytetarëve për masat e ndërmarra me transparencë duke shprehur besim të lartë e panik të ulët. Madje veprimet transparente të qeverisë arritën të rrisinin jo vetëm ndërgjegjsimin e lartë të qytetarëve por edhe nxitën dëshirën e tyre për të bashkëpunuar. Po ashtu autoritet i dhanë mbështetjen jo vetëm me fjalë punonjësve të shëndetsisë duke garantuar masa reale për mbrojtjen e tyre të mbështetura me financa të konsiderueshme duke ju dhanë nxitës financiare qytetarëve pa simptoma për të bërë testin.
JA PËRGJIGJA NDAJ PYETJES: A MUNDET TË APLIKOHET EKSPERIENCA E KJ?
• Mënyra koreane e menaxhimit të kirzës s’është as e komplikuar dhe as e shtrënjtë
• Teknologjia dhe metodika e përdorur janë të thjeshta dhe lehtësisht të aplikueshme.
• Ekspertët koreanë përmendin tre pengesa: i) vulnetin politik (shumë qeveri hezituan për të vendosur masa të forta para se kriza të shpërthente; ii) vullnetin publik, shumë i lartë në KJ dhe shprehet në formën e mbështetjes për veprimet e përgjegjshme e transparente të qeverisë; iii) shpejtësia e efikasitet janë sfida të mëdha sepse zgjatja e epidemisë shoqërohet me “përmbytjen e sistemit shëndetsor” dhe rrënimin e ekonomisë.
Syri.net
24 mars 2020