Meta-Rama vendosin në drekë që ndeshja Shqipëri-Marok të mbyllet 2-2
Sot në drekë dyshja Meta-Rama gjatë drekës kokë me kokë në një restorant në Tiranë kanë diskutuar për mbi dy orë se si do të përfundojë ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Marokut. Ka patur debate mes tyre për rezultatin final, por në fund kanë rënë dakort që më mirë ndeshja të mbyllet 2 me 2. Eshtë lënë nga kryeministri dhe kryetari i Parlamentit që pjesën e parë ta fitojnë miqtë dhe në fund të pjesës së dytë të barazojë kombëtarja shqiptare.
Nëse gjyqtari i takimit Shqipëri-Marok mund të bëjë naze atëhere kanë porositur ambasadorin Lu për të autorizuar ambasadoreshen e BE Vlahutin që ti bëjë “Vetting”-un. Pas Reformës dhe ligjit të djeshëm që votuan tashmë mazhoranca nuk ka asnjë gjyqtar që mund të kundërshtojë.
Në drekë është vendosur që të mos ketë penallti.