Mihali, fytyra e pushtetit

Nga Ylli Dylgjeri –

Ishte viti 2003. Një ftesë e ardhur nga Interpoli na ftonte në Kongresin e rradhës në Kamerun
të Afrikës. Udhëtimi do të kalonte përmes disa tranziteve. Avioni ndaloi fillimisht në Vienë, e më tej në Guinea Bissao, Douala, e në fund në kryeqytetin e Kamerunit Yaounde.
Në këtë udhëtim na u desh të përshkojmë
me makinë edhe rrugën nga aeroporti për në kryeqytetin Yaunde. Rruga kalonte përmes një xhungle të populluar kryesisht nga majmunët. Shoqëruesit na këshilluan se te kjo pjesë e rrugës duhet të ecnim ngadalë sepse jemi në shtëpinë e kafshëve të xhunglës.
Dhe kështu u bë. Përshkuam rrugën përmes xhunglës nën adrelanin që na imponoi bota shtazore. S’vonoi shumë dhe u gjendëm nën shoqërinë e majmunëve shimpaze. Kërcenin mbi pemë, rrugë dhe makinë, luanin e përdridheshin në qefin e tyre. Ne kishim hyre tashmë në habitatin e tyre. Vetëm xhami i makinës na ndante me të “parët tanë”.
Por, veç frikës së parë, nuk na ndodhi kurgjë. Majmunët nuk na kërcënuan, nuk thyen xhamin e makinës e nuk u çorrën e u gjakosën pse u shkelëm pronën…edhe pse ishin majmunë.
Mu kujtua kjo histori pas ngjarjes “Lajm” me “Mihalin e famshëm” të Porto Palermos. E si për krahasim, do të thoja se edhe Mihalit, çifti i turistëve spanjollë i kishte hyre në habitatin Tij.
Por le të ndalemi pak te Mihali njeri.
Në ato pamje që tashmë janë trasmetuar në mbarë median shqiptare dhe atë botërore pamë Mihalin përballë një pasaniku mediatik europian.
Ç’na tregoi sërisht kjo përballje?

1. Pushteti kundër zhvillimit.
Kështu sillen sot pushtetaret dhe administrata servile, me këtë lloj paraqitje grabitqare e harbuterie me investitoret e huaj dhe biznesin në tëresi. Prandaj nuk ka ende investime vendi.
( Le të kujtojmë edhe rrahjen e investitorit libanez që pasi e rrahën, ja vodhën edhe tokën në Gjirin e Lalzit)

2. Pushtet bazuar vetëm në prapagandë
Si Mihali që gënjen turistin me pamjen e bukur të lokalit dhe ambintin përreth por e shkel me këmbë me sjelljen dhe shërbimin, ashtu edhe pushteti vetëm zbukuron dukjen përballë popullit pa i ofruar asnjë shërbim e mbështetje.

3.Pushteti që varfëron
Si Mihali që të këpuste kokën me çmimet e të prishte buxhetin e pushimeve, pushteti të këput kokën me taksa e konçesione.

4.Pushtet diktatorial dhe i dhunshëm
Mihali tërbohej me çdo klient që guxonte të kërkonte të drejtën e vet dhe i kthehej me dhunë, sepse nuk prekej as nga organet fiskale, as policore, megjithëse gjithshka e kish pa leje.
Edhe pushteti i sotëm këtë dhunë ushtron mbi çdo qytetar apo biznes të pa mbrojtur apo që ngre kokën për të kërkuar të drejtën.

Mihali pjesë e rrjetit
5.Mihali pasi të kërcënonte me menu e fatura
e merte vetë i pari në telefon policinë ashtu si dhe pushteti që kërcënon çdo subjekt me polici.
Në fund,
Pushteti nuk ja mbante ti kundërvihej Mihalit se Mihali pasqyron fytyren e vertetë të pushtetit.

SHKARKO APP