“Minishengeni ballkanik, një fitore e shkëlqyer e diplomacisë të Serbisë!”

Artan Fuga ka komentuar Samitin e tretë të Shengenit Ballkanik duke komentuar dhe iniciativën rajonale mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

STATUSI I PLOTË I ARTAN FUGËS

Minishengeni ballkanik – një fitore e shkëlqyer e diplomacisë të Serbisë!

Ne shqiptarët në vitin e largët ’90 u nisëm për Bruksel e Strasburg dhe ja tani pas 30 vjetësh përfunduam në Beograd!

E kemi në fis!

U nisëm me Gjergjin për në Napoli përfunduam në Stamboll!

U nisëm për në Moskë përfunduam në Beograd!

U nisëm nga Moska përfunduam në Pekin!

Si është e mundur?

Ore mos jemi budallenj ne?!!!

Wshtë njësoj si të nisesh me tren për në Pogradec dhe të përfundosh prapa Malit të Dajtit!

Nejse, më vonë, pas disa orësh, do ta them çfarë mendoj se tani po nisem për Durrës të bëj një lojë domino me shokët aty ulur te bordurat buzë detit te Hekurudha!

Gjeopolitikë e madhe kjo!

Po Nako Spiru kur do ta vrasi veten???

Kam ethe për domino se radhën e kaluar Lomi kishte fut në lojë dy dopja gjashta që më ngecën mua në dorë!

Wshtë hilecak dreqi, por gjatë dominos trajtojmë edhe çështje gjeopolitike dhe kështu do jem më i përgatitur!

Ishalla nuk ka shumë ballë deti, nuk fryn shumë erë dhe nuk bie ndonjë nga ky bukëshkali i paturpshëm, imoral që na vika nga përplasja e Afrikës me Europën!

Çfarë viti 2019!

Nuk e them kot te libri im Shoqëria Piramidale si viti më i çuditshëm i historisë sonë! Na la pa shtet, na hodhi tërmet, na tani edhe minishengenin prej gjasme!

Dopjogjashtë!

 

SHKARKO APP