Arben Ahmetaj: Akuzat e të rrjedhurit Berisha për gjah derrash të egër…

Arben Ahmetaj ka reaguar pasi Sali Berisha ka shkruajtur në rrjetet sociale, si ai dhe ministrat Gjiknuri dhe Beqaj kanë dalë për gjah derrash të egër, ndërkohë që populli vuan të ftohtin.

“Thone qe derri eshte e vetmja kafshe qe nuk ecen mbrapsht, por vetem para. Meqe i rrjedhuri (Berisha) e ka permendur sot kete kafshe disa here, i uroj te pershpejtoje vetem para per aty ku eshte nisur dhe me padurim e presin…….”- përfundon ministri Ahmetaj.

Ja se çfarë ka postuar Sali Berisha:

Qytetaret ne ngrice dhe acar, qeveritaret ne gjah per derra te eger dhe shpeze!

Te dashur miq, i ftohti i ketyre diteve ne zona te caktuara te vendit, veçanerisht ne rrethet e Veriut ka krijuar veshtiresi te medha ne furnizimin me ushqim, ndihme mjeksore, dru zjarri, energji, ushqim per bagetite etj.

Qytetaret shqiptare jane ndjere ne kete situate me te braktisur nga shteti ne leter dhe cinik ne shkalle ekstreme si kurre ndonjehere ne historine e shtetit shqiptar. Me dhjetra e qindra fshatra, mijra e mijra familje perjetojne nje izolim te frikshem dhe total. Nderkohe lajmet ne mediat sociale thone se ministrat e qeverise po shfrytezojne te ftohtit polar per gjueti derrash dhe shpezes, dhe ky eshte nje cinizem po kaq i eger sa dhe acari i temperaturave -20/-25 gr C.

Keshtu, sipas tyre Gjiknuri, Ahmetaj, Beqja jane leshuar mbas gjahut njeri ne pyjet e Gramshit, tjetri ne zonen e Spillese dhe Divjakes, tjetri ne pyjet e Pukes dhe Razmes!

Kesaj i thone derrat e kenaqur nuk mund t’ua dine sokrateve te vuajtur, por gjuajne derrat e eger, fllanxat dhe rosat e egra qe te kenaqen edhe me teper! Turp i papare!! 

Sali Berisha

SHKARKO APP