Ministri i Brendshёm gjerman: Ashpёrsim ligjit tё azilit


Ministri i Brendshёm i Gjermanisё do ta lehtёsojё dёbimin e refugjatёve. Projektligji ka hasur nё kritika – po ashtu si edhe dorёheqja e presidentit tё Zyrёs Federale pёr Migracionin dhe Refugjatёt, Manfred Schmidt.

"Konceptim i ri i politikёs sё refugjatёve", thuhet nё projektligjin e Ministrisё sё Brendshme. E ky ligj parashikon vёrtetё ndryshime. Janё planifikuar ndryshime nё ligjin e procedurёs sё azilit dhe atё tё azilkёrkuesve. Kёto ndryshime janё tё nevojshme, sepse Gjermania „prej muajsh ёshtё destinacion i njё numri tё paprecedent tё azilkёrkuesve", citon emisioni i ARD-sё "Monitor" nga drafti.

Ministri i Brendshёm Thomas de Maizière prej kohёsh pati njoftuar kufizimin e ndihmave sociale pёr azilkёrkuesit. Tani ai me sa duket po vepron vёrtetё. Projektligji ndёrkohё po shqyrtohet nё ministri dhe nё tetor do tё vendoset pёr tё nё Bundestag (parlament) dhe nё Bundesrat (Kёshillin Federal).

Biletё pa kthim

Refugjatёt, tё cilёt kanё ardhur nga vende tё tjera tё BE-sё, sipas projektligjit nuk duhet tё kenё pretendime pёr tё pёrfituar mbi bazёn e ligjit tё ndihmave pёr azilkёrkuesit. Pёr procesin e tyre mbi bazёn e rregullores sё Dublinit ёshtё pёrgjegjёs vendi anёtar, ku kanё hyrё fillimisht refugjatёt nё BE. Mbi kёtё bazё atyre duhet t'u jepet ndihmё pёr udhёtimin nё formёn e njё bilete dhe ushqimit pёr udhёtimin.

Sipas agjencisё sё lajmeve AFP projektligji parashikon gjithashtu, qё kёrkesat pёr azil tё njerёzve qё nuk kanё nevojё pёr ndihmё tё pёrshpejtohen dhe po ashtu edhe Shqipёria, Kosova dhe Mali i Zi tё klasifikohen vende tё sigurta origjine.

Me kёtё ligj synohet tё ashpёrsohet dukshёm e drejta e qendrimit. Refugjatёve, qё krijojnё vet pengesa pёr tё mos u dёbuar, do t'u ndalohet tё punojnё dhe humbasin tё drejtёn e ndihmёs sociale. Nёnshtetasve nga tё ashtuquajturit vende tё treta tё sigurta krahas punёs do t'u ndalohet edhe pjesёmarrja nё kurse kualifikimi. Sipas projektligjit koha e qendrimit nё vendstrehimet e pranimit fillestar tё refugjatёve synohet tё dyfishohet nё gjashtё muaj. Nё kёto qendra azilkёrkuesit nё vend tё parave nё dorё do tё marrin vetёm ndihma nё natyrё. Nё tё ardhmen edhe procedura e dёbimit do tё lehtёsohet. Njё vendim i tillё nuk do tё komunikohet si deri mё tani paraprarakisht, pёr tё vёshtirёsuar mundёsinё e daljes sё azilkёrkuesve nё ilegalitet, thuhet nё draft. Krahas vёshtirёsimit tё procedurave projektligji parashikon edhe lehtёsime pёr refugjatёt, qё qendrojnё nё Gjermani.

Pro Asyl: "Izolim dhe frikёsim"

Kryetarja e partisё ekologjiste „Tё Gjelbёrit" Simone Peter theksoi, se drafti e ashpёrson situatёn e azilkёrkuesve „nё mёnyrё tё papranueshme" dhe mban vulёn e njё politike azili tё dёshtuar prej kohёsh. "Me projektligjin e qeverisё izolimi, frika dhe tё qenit tё pastrehё janё programuar", krititikoi projektligjin e Ministrisё sё Brendshme organizata e tё drejtave tё njeriut Pro Asyl. "Ministria e Brendshme refugjatёt, qё mё parё i pranoi qeveria nё Gjermani, po i kthen nё tё pastrehё dhe po i zhvesh nga tё drejtat sociale", deklaroi drejtori ekzekutiv i Pro-Asyl Günter Burkhardt.

Dorёhiqet shefi i Zyrёs Federale tё Migracionit

Ministri i Brendshёm nё krizёn e refugjatёve ka hasur nё kritika masive. I besuari i kancelares Angela Merkel kritikohet, se e ka kuptuar dhe ka reaguar shumё vonё ndaj dyndjes sё refugjatёve.

Dorёheqjen e Manfred Schmidt, president i Zyrёs Federale pёr Migraconin dhe Refugjatёt qё ёshtё pёrgjegjёse pёr procedurёn e azilit, opozita e vlerёson si „kurban" pёr ministrin e Brendshёm tё zёnё ngushtё nga kritikat. Ministria e Brendshme deklaroi, se Schmidt kёrkoi dorёheqjen pёr "arsye personale".

Institucioni i tij ndodhej sё fundi nёn presion, sepse nuk mund ta pёrballonte nё kohё shqyrtimin e numrit tё lartё tё kёrkesave pёr azil. Depozitimi i kёrkesave gjatё vitit ёshtё ka arritur nё mbi 250.000 raste tё pashqyrtuara.

Kritika ndaj Schmidt prek edhe ministrin e Brendshёm nё kompetencat e tё cilit ndodhet Zyra e Migracionit. De Maizière as qё e ҁon ndёrmend dorёheqjen. "Jo, unё punoj", u tha gazetarёve politikani kritiandemokrat gjatё njё vizite nё Policinё Federale nё Rosenheim. Ministri i Brendshёm pёrsёriti deklaratёn e tij, se prej Gjermanisё pritet dhe ajo „nuk ёshtё e mbingarkuar" nё krizёn e refugjatёve. "Prej Gjermanisё pritet shumё", precizoi de Maizière./DW

SHKARKO APP