Ministri Manjani: Me Balilin nuk kam udhëtuar as në furgon e as në avion !
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas zërave në media se ai mund të ketë udhëtuar në Dubai me Klemend Balilin. Ministri, përmes një mesazhi të shpërndarë në faqen e tij në Facebook. Manjani i cilëson akuzat si shpifje dhe se thotë që udhëtimet turistike i ka ekskluzive vetëm me familjen. Fillimisht ishte gazetari Artan Hoxha qe deklaroi në emisionin “Opinion” se Balili kishte udhëtuar në Dubai me një ministër, por përpara kohës që i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” të shpallej në kërkim.
Reagimi i Ylli Manjanit:
Përshëndetje,
Sipas disa analistëve portalistë dhe jo vetëm, paskam qenë në Dubai dhe me Klement Balilin.
Për të gjithë ju që keni interes, në Dubai skam qenë kurrë në jetën time! Me këtë person skam udhëtuar ndonjëherë as në furgon e as në avion! Udhëtimet turistike i bëj ekskluzivisht me familjen time!
Shpifja nuk ndihmon askënd! Mbetem përkrahës i fjalës së lirë edhe kur kjo është shpifje!
Por me rastin e të 7-tave (muajve të urdhër-arrestit ndërkombëtar) edhe njëherë tërheq vëmendjen: Ta arrestojë kush e ka në dorë! Ndoshta pas arrestimit mund tua thotë vetë ai se me kë ka udhëtuar në Dubai e kudo tjetër!
Mirupafshim deri në udhëtimin tjetër imagjinar..!