Miqtë e mi te infektivit, ju jeni të derguarit

Nga Manjola Arizaj Zeka –

Prej ditesh mendja me shkon te ATA, miqte dhe te njohurit e mi ne Spitalin Infektiv. Shkembimet e mesazheve apo telefonatat nuk mund te zevendesojne dot bisedat e munguara. As duartrokitjet a shkrimet mbeshtetese, nuk eshte se me japin 100 perqind pozitivitet per cfare po vjen. I njoh dhe i kam ndjekur prej 22 vitesh, kur kemba me shkeli per here te pare ne ate spital si gazetare. Do desha shume qe te isha serish sot ne terren, prane tyre, per te pare nga afer perkushtimin e dhjetefishuar ne kete beteje te re. I admiroj per punen e tyre qe ne kohen e doktor Kristo Panos, sic thuhet ndonjehere, mjekut te paharruar infeksionist. Ndoshta shume i kane pare vetem keto dite, i kane mbeshtetur e i kane uruar ne diten e qametit koronavirus. Por ata kane qene aty, me duart ne gjak e ne trupin e te semureve, duke frymuar ne te njejten hapesire te ngushte me persona te semure me SIDA, me malarje, me poliemelit, me salmonele, me tifo, me infeksione nga me te frikshmet, qe ne nuk i dime. Sepse ata kane pasur perhere edhe empatine edhe dashurine per te mos na shqetesuar pertej te mundshmes. Jane sa te ndryshem ne tipa, po aq edhe te njejte ne perkushtim e aftesi: Dr. Pellumb Pipero, Shkelqim Kurti, Arjan Harxhi, Najada Çomo, Dhimiter Kraja, Tritan Kalo, Elmaz Eltari, etj ( ndjese per ndonje emer te harruar) te mbeshtetur nga nje staf po aq i perkushtuar infermieresh e laborantesh, jane muri qe na ndan ne me COVID-19. Jane pak sigurisht. Dhe per kete jam duke menduar keto dite. Jane ditet kur behen foto te gezuara, jane ditet e fjaleve te fuqishme, e dhenies se sigurise. Sepse me sa duket shperthimi nuk ka ndodhur, ashtu si Pipero, qe e shoh per here te pare kaq te merakosur, po e paralajmeron me delikatese. Ndodhi ne Kine. Ndodhi dhe ne Itali. Ndodhi dhe ne Iran. Po ndodh dhe ne vende te tjera. Do te ndodhe edhe ketu tek ne. Ai shperthimi i virusit frikshem, kur drejt ketyre mjekeve fantastike do te dynden dhjetera e qindra te semure dhe nuk do te kete me kohe per foto. As per t’u nderruar. As per te shkuar ne tualet. Nuk e di. Une uroj me gjithe zemer qe ata te dalin si perhere, me te forte nga kjo beteje, me te ditur, me te pergatitur. Dhe ne te dalim me mirenjohes ndaj tyre, minimumi me mirenjohes. Uroj qe shqiptaret te mesojne sadopak nga Italia, duke mos u treguar edhe aq “trima”, sepse ne kete menyre ua lehtesojne punen edhe ketyre njerezve. Sic e shihni, ata jane engjejt tane sot. Zoti thone vepron ne menyra te mistershme. Prej ditesh nuk falet me kush ne Kishe e Xhami, por ama jemi me mijera ne qe u falemi mjekeve tane. E di qe do te perballen me nje beteje sfilitese. Shpresoj t’i takoj shpejt, sa me shpejt, pa maska.

SHKARKO APP