Miss Jordania ‘lufton’ online kundra Shtetit Islamik

 

Miss Jordania 2010, Lara Abdallat, vendosi të ‘luftojë’ online ndaj ekstremistëve të Shtetit Islamik pas lajmeve të përditshme për mizoritë e ISIS.

“Po më vinte në majë të hundës fakti që çdo ditë dëgjoj në lajme për mijëra njerëz që vriten. I thashë babait tim që do të më pëlqente të ndizja televizorin e të shihja diçka të bukur,” thotë Abdallat në një intervistë.

Abdallat punon për “Ghost Security”, një grup hakerash që lufton me ISIS duke mbyllur adresat e tyre nëpër rrjetet sociale dhe uebsajte për të prishur komunikimet e tyre dhe zvogëluar mundësitë që ata të rekutrojnë anëtarë.

Grupi thotë se ka arritur të mbyllë mbi 100 uebsajte dhe 57 mijë rrjete sociale të përdorura nga Shteti Islamik.

“Bëhet fjalë për shpëtimin e jetëve,” thotë Abdallat. “Nuk më intereson nëse janë myslimanë, krishterë, hebrenj apo budistë. Nuk më intereson. Nuk më intereson çfarë ngjyre lëkurë kanë. Këtu bëhet fjalë për mbrojtjen e njerëzve”.

Sëbashku me përpjekjet e qytarëve, si ata që janë të ngjashëm me Abdallat, qeveritë po punojnë për të ndaluar Shtetit Islamik online.

Në korrik, Shtetet e Bashkuara dhe Emiratet e Bashkuara Arabe lançuan programin e parë multikombëtar në internet në mbështetjet të Koalicionit Global kundër ISIS.

SHKARKO APP