Misteri i profecisë së Ben Blushit në romanin “Komploti”

Shkruar nga Pamfleti

Ben Blushi ka sjellë tek lexuesit një roman të ri, që siç bën të ditur e ka shkruar për më pak se tre muaj.

Libri më i ri i Blushit, “Komploti”, qëlloi që i ‘ra në kokë’ pikërisht në ditët kur Edi Rama firmosi me Giorgia Melonin, për ta kthyer Shëngjinin, në një qendër refugjatësh nga Afrika.

“Komploti” i Blushit, që është dërguar në botim, përpara se të firmoset akordi ndërmjet Ramës dhe Melonit, nis pikërisht me një Shëngjin të populluar nga afganët, ku kryetar i bashkie, zgjidhet një emigrant nga vendi aziatik. I cili, më pas bëhet ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, e që i hyn një lufte për të bashkuar Shqipërinë me Kosovën.

Misteri i profecisë së Ben Blushit në romanin

Ky “komplot” i Ben Blushit, i cili nuk ka lidhje me konspiracionet çmendurake që mbushin rrjetet e ekranet, duket se përveçse një metaforë therëse, ka brenda edhe një dozë të rëndësishme analize politike që i ofrohet lexuesit në një formë stilistike e letrare.

Romani i fundit i Ben Blushit, nuk duhet të ndahet nga seria e tij, thuajse me breshëri, e veprave letrare me tema të “rënda” politike që prej vitit 2009, kur botoi romanin “Të Jetosh në Ishull”. Një roman, që nuk është gjë tjetër por Shqipëria që pasoi kohën kur Blushi e shkroi, pra hyrja e Shqipërisë në Globalizëm shoqëroi pikërisht një përplasje civilizimesh dhe afeksionesh fetare, që zëvendësuan në mënyrë të frikshme shoqërinë civile. Ne, që prej asaj kohe, pra pas “Ishullit” të Blushit, po përjetojmë një polarizim të fortë, ku primarin në shoqëri pas politikës e kanë përfaqësuesit fetarë.

Ja shikoni panelin e Fevziut kur flitet për politikë vendase apo ndërkombëtare: Pastorë, hoxhallarë, “intelektualë islamikë”, “analistë islamikë”, “bamirës islamikë”, natyrisht edhe teologë ortodoksë që janë afër Janullatusit. Ben Blushi, që kur e ka shkruar “Ishullin” e tij, duket sikur është një personazh, nga ata që fantazmagorikë si Cako i cilësojnë “vendimarrës së dorës së parë”.

Më pas Blushi shkroi: “Otello, Arapi i Vlorës”, një “sfidë” me një gjigand botëror që edhe pse nuk jeton më, mbetet numri 1 i mendimit botëror. Është fjala për Uilliam Shekspirin, dhe veprën e tij “Otello”, të cilin Fan Noli e shqipëroi me titullin “Arapi i Venedikut”.

“Otelloja” i Blushit, që mori çmimin europian për Letërsinë, është një dramë politike që ka të gjitha intrigat e kryeveprës shekspiriane, veçse më e aktualizuar, më ballkanike, më e afruar me kohën dhe realitetin vendas. Ku njerëzit qoftë në Vlorë, qoftë në Tiranë, nisën të fantazojnë me emër e mbiemër se kush është Harapi, kush është Stefan Gjika, Destemona, turku Hamit apo edhe serbi Mrkzha Zharkoviç që vlonjatët e thërrasin Kasi.

Si “Ishullin…” por dhe “Otellon…”, Blushi i shkruan në një kontekst politik të caktuar kur nisi një betejë të fortë me Edi Ramën për kreun e PS-së pas humbjes së 2009-ës apo më vonë. Madje Rama, me një “garipllëk” të furnizuar edhe nga të fortët me të cilët rrinte, madje duke ja ndërsyer edhe Blushit, përhap “humorin” pa kripë sipas të cilit: “Blushi ka për të shkruar shumë romane tani”. Domethënë se nuk do ta lë që të bëjë karrierë në PS. E në fakt Edi Rama nuk e la, por e pengoi hapur. Siç ndodhi pas fitores së 2013-s, kur Blushi u mënjanua nga të parët.

Por ky i fundit, pikërisht kur Edi Rama ishte më i fortë nisi një betejë të egër kundër tij, e për këtë jemi të gjithë dëshmitarë, pasi u kthye në opozitarin primar e më të rëndësishëm ndaj abuzimeve të pushtetit dhe lidhjes me krimin.

Janë epike betejat e Blushit me Vangjush Dakon dhe njerëzit e krimit të lidhur me pushtetin, siç po aq të njohura janë lojërat perfide të kriminelëve për ta bllokuar e diskretituar lëvizjen e tij.

Gjithçka ndodh në vitet e para të pushtetit të Edi Ramës, kur Ben Blushi përplaset e kërcënohet nga një person që sot është në burg për vrasje të shkallës së parë. Përkatësisht dhëndrri i kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini. Të cilin Blushi e përdor si subjekt për pesonazh në romanin “Kandidati”. Ku në fakt Lala nuk ishte aspak personazh, por një spunto për simbolikën që përfaqësonin kandidatët e Edi Ramës; një aljazh injoranto-kriminal të lidhur me botën më të rrezikshme të këtij vendi. “Kandidati”, Romani i Blushit me metaforë Lalën e Elbasanit, e vdes në fund personazhin, e nuk kalon shumë kohë që si Lala zhduket nga qarkullimi, por edhe dhëndrri i tij që i drejtoj thikën Blushit në një takim publik, vret me thikë shokun e tij të ngushtë e përfundon në burg. Me gjasë për të dalë shumë vonë, ose për të mos dalë fare.

Pas kandidatit, as një vit më vonë, Blushi shkruan romanin e radhës “KM”-kryeministri, ku personazhin kryesor e vret nga snajperë të lidhur me të. Në fakt ky pasazh i sjellë nga shkrimtari, edhe pse fiction është fiks historia e vrasjes së kryeministrit serb Zoran Xhingjiç nga mafiozët që e kishin sjellë në pushtet.

Edi Rama xhindoset keq nga kjo vepër e Blushit, e nis të flasë egër nëpër televizione. I terrorizuar nga kjo “profeci” e Blushit, KM mundohet të hedhë kripë e hudhra si për të larguar mallkimin.

Për një kohë, Blushi “pushon”, duke mos qëndruar thjesht si shkrimtar, por edhe duke sjellë për publikun një numër shumë të madh personazhesh krejt të veçantë, e të përshkruar siç Ben Blushi di. Por kësaj here, edhe të shoqëruar me foto të një niveli të lartë professional. Romani 41, që erdhi për lexuesin një vit më parë, është jo vetëm një risi për letërsinë shqiptare e ballkanike, por edhe një galeri e rëndësishme enciklopedike, e një Shqipërie që askush nuk e tregon. Blushi e bëri, dhe me një mjeshtëri të nivelit të lartë, plus shoqëruar edhe me magjinë e fotografisë, e cila e sjellë në mënyrë profesionale flet sa për 1 mijë fjalë. Çka personazhet e Blushit janë 41 mijë në këtë rast.

Por duket, se narrativa e shkrimtarit “heretik” këtë radhë është rikthyer në thumbin helmues, duke u futur në “wudunë” që çmend Edi Ramën. E sërish ja qëllon, me një “bombë” siç është “Komploti”. I cili

është shkruar mes muajit shkurt dhe prill të këtij viti por paralajmëron një ngjarje që ka po ndodh sot.

Ngjarjet e Komplotit zhvillohen në vjeshtën e vitit 2043 dhe në pranverën e vitit 2044, pra 20 vjet më vonë, kur për shkak të ndryshimeve demografike popullsia e Shqipërisë është zvogëluar, ndërkohë që shumë refugjatë kanë ardhur të jetojnë me ne. Ata janë kryesisht afganë, por dhe sirianë e iranianë, të vendosur në qytetin e Shëngjinit, i cili këto ditë u ‘pagëzua’ realisht një zonë ku do strehohen refugjatët që nuk e kalojnë dot Adriatikun.

Meqë popullsia e tyre, pra e emigrantëve shtohet me ritme të larta, ndërkohë që shqiptarët lindin më pak dhe emigrojnë më shumë, në vitet 2040, të huajt bëhen shumicë dhe fitojnë bashkinë e Shëngjinit duke zgjedhur Kryetar Bashkie një afgan.

Për shkak të rrethanave dhe ndryshimit të shpeshtë të Qeverive, ky afgan që martohet me një shqiptare, zgjidhet Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë.

Këtu fillon Komploti.

Afgani, pra Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë vendos të çlirojë Kosovën e cila për shkak të ndryshimit të konjukturave është pjesërisht e pushtuar nga serbët që janë inkurajuar nga avancimi i Rusisë në Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji.

Për të penguar çlirimin e Kosovës nga afganët, tre hebrenj që bëhen bashkë për arsye të ndryshme, thurin një Komplot. Ata të tre kanë pikëpamjet e tyre sa i takon Amerikës, Rusisë, Shqipërisë dhe sidomos Izraelit dhe konfliktit të tij me Palestinën. Njëri prej tre çifutëve është sionist, tjetri është komunist dhe i treti është një aventurier që shpesh krijon kaos pa shkak.

Komploti përfundon me një tentativë të afganëve për grusht shteti, pra një përpjekje për të marrë Qeverinë e Shqipërisë dhe për ta kthyer atë në një Afganistan të vogël në mes të Europës. Këtë përpjekje të afganëve, shqiptarët arrijnë ta shmangin me ndihmën e tre cifutëve dhe përmes një veprimi të çuditshëm.

Kush janë tre “çifutët”: Sionisti, shqiptari dhe komunisti? Bastet kanë nisur që tani: njëri është Rama, tjetri Albin Kurti e tjetri Dritan Abazoviç! Megjithatë shkrimtari thotë në shpjegimin e tij se “Për të qetësuar të gjithë ata që mund të gjejnë paralele apo ngjashmëri mes Shqipërisë së vitit 2044 dhe Shqipërisë së sotme, dua të them se ky roman është një fiction, pra fantazi dhe asgjë më shumë”. Po ec e qetëso lexuesit, që tashmë kanë nisur edhe bastet për kohën. Që thonë se bëhet fjalë jo për 2044 po për 2024-n…

SHKARKO APP