Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:35 Studentët sot protestë, ora 14.00 Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Mjaft më me populizmin: Populli, edhe në Europë po rebelohet kundër elitave që e kanë mashtruar dhe varfëruar

Forum E mërkurë, 8 Shtator 2021 18:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Noam Chomsky shkallmon polemikën e djathtë – e majtë: “Demokratët kanë braktisur klasat punëtore, por Partia Republikane është më keq se Hitleri. Ju shpjegoj edhe pse”Gjuhëtar, filozof, akademik, teoricien i komunikimit dhe aktivist politik, Noam Chomsky nuk ka nevojë aspak për prezantim…

Në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë po asistojmë në spostimin progresiv djathtas të një pjese të konsiderueshme të klasës punëtore. Mediat e quajnë “populizëm”, por nuk besoj se është ky termi i përshtatshëm. Nga se shkaktohet ky proces? Çfarë duhet të bëjë e majta për të rikuperuar terren?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Do ta bëja pyetjen pa ndryshe. Punëtorët po revoltohen kundër elitave dhe instituxioneve dominuese që i kanë ndëshkuar për një gjeneratë. Për shembull, sot të Shtetet e Bashkuara rrogat reale janë më të ulëta krahasuar me kur u avancua sulmi neoliberal duke filluar nga fundi i viteve ‘70 – duke u intensifikuar ndjeshëm nën Reagan dhe Thatcher – me efekte të parashikueshme ndaj rënies së funksionimit të institucioneve formalisht demokratike. Ka pasur një rritje ekonomike dhe shtim të prodhueshmërisë, por pasuria e gjeneruar ka përfunduar në shumë pak xhepa, në pjesën më të madhe tek institucionet financiare grabitqare, që në kompleks janë të dëmshëm për ekonominë. Në Europë ka ndodhur pakashumë e njëjta gjë, në një farë mënyre edhe më keq, pasi procesi vendimmarrës lidhur me çështje të rëndësishme është spostuar tek Trojkat, që janë një organizëm jo i zgjedhur. Partitë e qendrës së djathtë/qendrës së majtë (demokratë amerikanë, socialdemokratë europianë) janë spostuar djathtas, duke braktisur në masë të madhe interesat e klasës punëtore. Kjo ka çuar tek zemërimi, tek frustrimi dhe tek koka e turkut. Pasi shkaqet reale janë fshehur në errësirë, duhet të jetë faji i të varfërve jomeritorë, e pakicave etnike, e emigrantëve apo e sektorëve të tjerë të dobëta. Në rrethana të tilla, njerëzit kapn pas pasqyrave. Në Shtetet e Bashkuara shumë punëtorë kanë votuar për Obamën, duke besuar në mesazhin e tij të «shpresës» e të «ndryshimit», dhe, kur kanë zhgënjyer me shpejtësi, kanë kërkuar diçka tjetër. Ky është terren pjellor për demagogë si puna e Trump, që shtiret se është zëri i punëtorëve, ndërkohë që i dobëson pak e nga pak nëpërmjet politikash brutale antisindikaliste të administratës së tij, që përfaqëson krahun më të egër të Partisë Republikane. Nuk ka të bëjë aspak me «populizmin», një concept me një histori mikes, shpesh në fakt e respektueshme. Në të njëjtën kohë janë reagimet konstruktive, si fushatat e Sanders e Corbyn, të vëna nën sulmin e zemëruar e elitave të establishmentit, në mënyrë të veçantë në Mbretërinë e Bashkuar ku ky i fundit është jashtëzakonisht i dhunshëm. Për sa i përket kontinentit, DiEM25 (Democracy in Europe Movement 2025) është në fakt premtuese, por përballet me pengesa të konsiderueshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kohët e fundit keni deklaruar se Partia Republikane përbën organizatën më të rrezikshme që është shfaqur ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Nuk besoni se Partia Demokrate është shkaku kryesor i fitores së Donald Trump?

Braktisja e klasës punëtore nga ana e demokratëve ka qenë një faktor domethënës në fitoren e Trump (në kolegjin electoral, me një votë popullore të ulët), bashkë me faktorë të tjerë, si represioni i arritur i votuesve nga ana e qeverive të shteteve republikane, që tani po intensifikohet me mbështetjen e Gjykatës Supreme më reaksionet të historisë. Por kjo nuk e ndryshon faktin shumë të qartë e të paekuivok, për sa i shprehshëm mund të jetë, që Partia Republikane është organizata më e rrezikshme e historisë së njerëzimit. Deri Hitleri nuk ua kushtoi pëprjekjet e tij dobësimit të perspektivës së ekzistencës njerëzore të organizuar në të ardhmen e afërt. Dhe me vetëdije të plotë për çka po bëjnë, për shembull Trump beson fuqimisht në ngrohjen globale. Kohët e fundit i ka kërkuar qeverisë irlandeze lejen që të ngrejë një mur për ta mbrojtur fushën e tij të golfit nga rritja e nivelit të detit, duke ju apeluar rreziqeve të ngrohjes globale. Ose le të marrim në konsideratë Rex Tillerson, i konsideruar si i «rrituri i situatës», aq i shëndoshë nga mendja sa nuk ka zgjatur shumë në kabinetin e ekstremit të djathtë të Donald Trump. Ishte bërë funksionar i lartë i Exxon Mobil në fundin e viteve ’80 (më pas CEO-ja i saj), kur ngrohja globale u bë një problem public me dëshminë e mirëpublicizuar të James Hansen e vitit 1988 lidhur me kërcënimet e jashtme. Në skrivaninë e tij, Tillerson kishte raportet e shkencëtarëve të tij, që u përkisnin shumë viteve më parë, të cilat paralajmëronin për efektet e tmerrshme të ngrohjes globale. Sapo kërcënimet kanë arritur opinionin publik, kompania ka nisur të derdhë fonde për mohimin, duke vazhduar për momentin që të zhvillojë mënyra të reja për shkatërrimin e mjedisit. Arrin të mendosh një fjalë të vetme që ta përshkruajë një sjellje të tillë, në çfarëdo gjuhe? Unë jo. Përveçse prej paaftësisë për ta parë situatën ashtu siç është.

A mund të përfaqësojë Bernie Sanders një alternativë konkrete dhe të besueshme ndaj Partisë Republikane dhe kandidatëve të tjerë tradicionalë demokratë?

Karakteristika realisht e denjë për t’u përmendur në fushatën elektorale e 2016 nuk ka qenë zgjedhja e një miliarderi, me një sasi të madhe financimesh, sidomos në fazat kyçe të fushatës, dhe me një mbështetje mediatike të madhe (Fox Neës është praktikisht një organ i krahut të djathtë të Partisë Republikane, dhe të talk-eve radiofonike, me një public të jashtëzakonshëm, janë kapur prej kohës nga kompani të së djathtës ekstreme). Karakteristika vërtet e denjë për t’u përmendur ka qenë fushata e Sanders, që ka ndërprerë mbi një shekull të historisë politike amerikane ku fitorja e elektorale mund të parashikohej me saktësi të konsiderueshme, edhe për Kongresin, duke marrë në konsideratë ndryshoren e thjeshtë e shpenzimeve për fushatat elektorale. Sanders ishte thuajse i panjohur, është skartuar dhe përqeshur nga mediat, nuk ka marrë fonde nga kapitalet e mëdha e nga pasuria private, dhe deri ka përdorur fjalën «socializëm», një fjalë e frikshme në Shtetet e Bashkuara, në ndryshim nga shoqëritë e tjera. Praktikisht, politikat e tij «socialiste» nuk do ta kishin surprizuar Presidentin Eisenhoëer, një konservator i stilit të vjetër, por me spostimin nga e djathta e spektrit politik në vitet neoliberale, dukeshin revolucionare, përveçse për opinionin publik, që në pjesën më të madhe të tij i mbështet politikat e tij shpesh me shifra mjaft të larta, siç e treguan sondazhet e rregullta. Sanders do të mund ta kishte fituar shumë mirë emërimin demokrat sikur të mos kishte qenë për makinacionet e drejtuesve të partisë Obama – Hillary Clinton. Është shfaqur si figura politike më popullore në vend. Degët e fushatës së tij, kombinuar me të tjera, po bëhen një forcë e konsiderueshme, megjithë armiqësinë e mediave dhe kundërvënien e fortë e qendrave të pushtetit ekonomik, që rëndon janë vendimtarë në përcaktimin e rezultateve elektorale dhe formimin politik, siç demonstrohet nga një punë e madhe akademike në shkenca politike. Pyetja e vërtetë është a mund të bëhen Shtetet e Bashkuara një demokraci funksionuese, që u afrohet sloganeve me përdorim të zakonshëm: «e, nga dhe për njerëzit». Të njëjtat pyetje mund të bëhen në Europë.

(Fabrizio Rostelli për “il Manifesto”)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA / Bota.al

NUK MUND TE RIPUBLIKOHET PA VENDOSUR LINKUN E PLOTE:

http://www.bota.al/2018/09/mjaft-me-me-popu…ar-dhe-varferuar/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 4 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 16 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 31 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 1 ore

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 12 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.