Mogherini lavdëron Kryeministrin
Ajo çka tha Mogherini në konferencën për shtyp ishte esenca e ardhjes së saj në Tiranë. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Frederica Mogherini ka dhënë mesazhe të forta gjatë konferencës së mbajtur me kryeministrin Rama, pas vizitës së saj në Tiranë.
Ajo ka theksuar tre mesazhe të rëndësishme.
1.Hapja e negociatava duhet të ndodhë. Pra qeveria Rama ka plotësuar deri tani të gjitha kushtet e Brukselit.
2.Mesazhi ynë është i njëjtë me atë të SHBA dhe e keni dëgjuar me përpara nga Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry.
3.Roli që Shqipëria po luan në Rajon është i shkëlqyer.
“Mesazhi i BE është i njëjtë me atë të SHBA. Ju jeni duke bërë gjenë e duhur për vendin dhe ndryshimi është i dukshem. Keni ndertuar një rrugë të shkëlqyer për në Europë. Prandaj ju mbeshtesim. Ndërsa roli i Shqipërisë në rajon në këtë moment është i shkelqyer, ka thënë Mongerini.
Ndërsa kryeministri Rama u shpreh se: “Ne e duam reformën në drejtësi si një imperative jo vetëm për të sotmen dhe jo thjesht është çelës për të shkuar më tej në rrugëtimin drejt BE-së, por dhe sepse kemi detyrim parësor për fëmijët tanë. Dihet botërisht rëndësia e kësaj reforme. Shqiptarët e mbështesin masivisht dhe ne na takon të jemi në lartësinë për ta votuar pa humbur kohë, në pjesë të parë ndryshimet kushtetuese dhe për të vijuar më pas me pjesët e tjera”.
Sa i takon krizë së emigrantëve, Edi Rama tha: “Nga ana jonë do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka na takon. Do të përballojmë dhe krizën e rëndë të refugjatëve, Shqipëria është vend i vogël, por asnjëherë nuk i ka bërë bisht përgjegjësisë së vet në çdo sfidë. Jemi besnik ndaj vlerave e parimeve të Europës. Mbetemi të gatshëm të marrim pjesën tonë edhe në këtë sfidë, por jemi të vetëdijshëm se nuk mund të shpëtojmë të vetëm botën. Nuk do të hapim kufijtë dhe nuk do të ngremë muret, jemi gati të bashkëpunojmë të marrim pjesën tonë të përgjegjësisë brenda një plani të përbashkët europian . Vendime unilaterale të vendeve të tjera janë pa lidhje nga ato çka na takon të bëjmë të gjithë bashku dhe nuk mund të jenë një imponim për ne. Kjo nuk është sfida e Italisë apo e Greqisë, nuk mund dhe nuk ka si të jetë sfida e Ballkanit apo aq më pak e Shqipëria por është sfida e Europës”.
Pra rruga për në Bashkimin Europian është hapur.