Moikom Zeqo: PS është klonuar nga Rama!
Shkrimtari dhe akademiku Moikom Zeqo ka folur hapur për situatën politike në Shqipëri, duke deklaruar se nuk beson se do të ketë zgjedhje apo përplasje civile në vend.
I ftuar në emisionin “A shoë” të Adi Krastës, Zeqo theksoi se pritet të mendojë se do të ketë një zgjidhje politike, pasi sipas tij kemi të bëjmë me një krizë artificiale të ngritur nga vetë palët e përfshira.
Zeqo nga ana tjetër ka folir për PS-në, duke thënë se fatkeqësisht selia rozë është “klonuar” tërësisht nga “lideri” Edi Rama.
Zeqo: Kemi përplasje të palëve politike, por nuk kemi krizë të thellë. Kjo është krizë artificiale. Kryeministri Rama ka 20 vjet që rri në politikë. Nuk besoj se ka bërë kthesa kaq të mëdha. Ajo që më tremb te Rama është propaganda. Edhe qeverisja e këtyre viteve ka vend për kriticizëm. Mendoj se duhet që PS nuk duhet të jetë e klonuar nga Rama, por të ketë personalitete që flasin. Duhet të flasin edhe deputetët, por pse nuk flasin ata? Sepse janë bërë palë me Ramën, PS është bërë me numrin një të partisë… Unë nuk besoj se politikanët tanë kanë lexuar ndonjë teoricien politik
Në lidhje me vendimin e Metës për të hequr 30 qershorin si datë e zgjedhjeve vendore, Zeqo u shpreh se ka patur precedentë të mëparshëm, por kësaj here Presidenti kishte një tjetër arsye.
Zeqo: Është një gjë e përsëritur. Nuk është hera e parë që ndodh, e ka bërë edhe Nishani. Ndoshta duhet të kishte një datë të dytë, ose duhej thënë se do ketë një datë tjetër. Por në këtë rast kishte një precedent: Forca më e madhe opozitare nuk hynte në zgjedhje.
Nga ana tjetër, Moikom Zeqo ka deklaruar se dorëzimi kolektiv i mandateve nga ana e opozitës, ishte një gabim i përmasave historike.
Zeqo: Ishte gabim i madh historik që kanë dorëzuar titujt e deputetëve. Kjo e gjitha është antikushtetuese, veprim politik i skajshëm. Titujt juridik bëhen me votim, dhënia apo heqja dorë prej tyre duhet bërë duke marrë parasysh vendimin e zgjedhësit që ta ka dhënë. Kjo gjë nuk ndodhi.
Së fundmi Moikom Zeqo ka folur për letërsinë dhe dy prej lajmeve që e kanë tronditur atë personalisht.
Zeqo: Letratët në Shqipëri janë specie në zhdukje. Dy lajme më kanë tronditur. E para që Shqipëria do të bjerë në popullatë jashtqëzakoniisht. Tjetra është se 1 milionë shqiptarë, thoshte një raport i OKB nuk kanë lexuar asnjë libër. Kjo është e kobshme. Shqipëria ka shumë bukuri, por punësimi, ekonomia është katastrofë. Kultura në vend për fat të keq nuk ka zhvillim. Ne kemi shtim marramendës të personaliteteve të rreme doktor, profesor, docent, që më bënë t’i shoh me dyshim. Dëshiroj që vendi ynë të jetë mirë, por për fat të keq ky është realiteti. Tjetër gjë është se kombi ynë është detyruar që të zgjedhë të keqen më të vogël. Përse një komb duhet të zgjedhë të keqen më të vogël, të zgjedhin të mirën, pa të keqe fare. Në një vend si Shqipëria duhet të vlerësohen njerëzit e kulturës./Express