Momentet e papublikuara të ish-Presidentit Bush gjatë sulmit të ‘11 Shtatorit’
Arkiva Kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpërndarë disa foto të tjera të papublikuara se si ish-Presidenti George Bush dhe ish-zv/Presidenti Dick Cheney përjetuan momentet e sulmit terroriste të 11 Shtatori në Kullat Binjake në Nju Jork 15 vite më parë.
Në stafin qeveritar që ishin vendosur në një dhomë të sigurt nga sulmet e mundshme, janë edhe ish-Sekretari i Shtetit Colin Poëell, Këshilltarja për Sigurinë Kombëtare Concoleezza Rice etj.
Bodrumi ku u strehuan drejtuesit e SHBA-së ishte ndërtuar për t’i bërë ballë sulmeve bërthamore.
Gjatë asaj kohe komandën e kishte ish-zv/Presidenti Dick Cheney, pasi George Bush ishte për vizitë në një shkollë në Florida.
Cheney mbajti komandën gjatë sulmit terrorist, deri sa në bunkerin anti-atomik mbërriti Presidenti Bush.