Mos e fyeni Milot Rashicën. Doni fajtorë? Jua them unë

Janë dhjetëra portale gjoja shqiptare por me pronarë serbo­grekë. A jua mban të merreni me ata? Jo. Atëherë lerini sportistët. Mos i shani ata

Nga Koço Danaj

Për të gjithë ata që anatemuan Milot Rashicën. Mos u merrni me Milotin. Mos e shani. Mos e fyeni. Ai nuk ka faj. Doni fajtorët? Po jua them unë. Fajtorët janë

Presidenti i Shqipërisë dhe i Kosovës Hashim Thaçi dhe Bujar Nishani. Kryeministrat Edi Rama dhe Isa Mustafa. Doni më shumë… Janë dhjetëra portale gjoja shqiptare por me pronarë serbo­grekë. A jua mban të merreni me ata? Jo. Atëherë lerini sportistët. Mos i shani ata. Kur nuk kanë ndërgjegje kombëtare ata që drejtojnë, pse ua kërkoni qytetarëve të thjeshtë. Këtë përçarje kombëtare e nxitën dhe e mbajnë gjallë politikanët më të lartë të Prishtinës dhe Tiranës. Mos u merrni me njerëzit e thjeshtë kur nuk kini burrëri të merreni me ata që i drejtojnë.

SHKARKO APP