Mos fajësoni fatin për tragjedinë e dhimbshme në Bejrut
Nga Frida Ghitis, CNN
Ndonjëherë, fati përpiqet të sfidojë jetën tonë duke shkaktuar mizori. Kur qielli në Beirut shpërtheu të martën, duke u ndjerë edhe në Qipro, 150 milje larg në Mesdhe, duke shkatërruar një qytet që njihej si Parisi i Lindjes së Mesme, pikërisht në atë moment mizoria nuk kurseu asgjë.
Por tragjedia që ndodhi në Liban nuk është rezultat i veprimeve të rastësishme të fatit.
Qeveria e Libanit ka deklaruar se shkak i shpërthimit ishte një sasi e madhe nitrat amoni. Deri më tani raportohen të paktën 135 viktima, duke lënë të plagosur më shumë se 5,000 dhe duke shkatërruar portin e kryeqytetit, i cili kryente shumicën e importeve që i nevojiteshin Libanit – përfshirë ushqimin . Rreth 300,000 janë të pastrehë. Kryeministri ka premtuar një hetim të plotë rreth tragjedisë, raporton abcnews.al
Populli libanez ka vuajtur prej kohësh si pasojë e veprimeve dhe sjelljeve të individëve të korruptuar, të paaftë; politikanëve të uritur nga pushteti, biznesmenëve dhe aktorëve gjeopolitikë që kanë vepruar gjithmonë në kurriz të vendit.
Duket sikur çdo gjë shkon keq në Liban. Shpërthimi erdhi në mes të një kolapsi ekonomik dhe një pandemie globale , me fraksione politike duke luftuar me njëri-tjetrin pas protestave gjithnjë e në rritje kundër qeverisjes së gabuar. (Si një personalitet i spikatur i TV, Antoine El Haxhi, tha “klasa e mesme është bërë e varfër dhe të varfërit po vuajnë për kushte themelore të jetesës.”)
Nuk ishte për t’u habitur që shpërthimi ndezi një stuhi spekulimesh dhe dyshimesh. Të njëjtën gjë bëri edhe presidenti Donald Trump i cili e quajti shpërthimin një “sulm të tmerrshëm” dhe të organizuar. Trump pretendoi se ai e kishte dëgjuar nga “gjeneralët e mëdhenj”, por zyrtarët e mbrojtjes thanë për CNN që ata nuk e dinin se për çfarë po fliste Trump, raporton abcnews.al
Megjithatë, libanezët nuk kanë kërkuar ndihmën e tij për të zbuluar shkakun e shpërthimit. A ishte ndonjë nga ata që kanë konflikte me Libanin, të dyshuarit kryesore?
Lufta civile 15-vjeçare që përfundoi në 1990, tregoi se kush ishte Libani dhe la skicat e një konflikti politik.
Çfarë e shkaktoi saktësisht shpërthimin? Imazhet e shpërthimit për disa ishin “pa dyshim një bombë atomike” – megjithëse ekspertët deklaruan menjëherë se shpërthimet e të gjitha llojeve krijojnë re në formën e kërpudhave, dhe se shpërthimi nuk ishte një armë bërthamore.
Autoritetet libaneze fillimisht hodhën supozimet se shkak i shpërthimit ishin fishekzjarret e ruajtura në port. Por fishekzjarret nuk mund të krijonin një shpërthim të asaj madhësie, raporton abcnews.al
Atëherë filloi hetimi i vërtetë për të zbuluar shkakun e vërtetë.
Në port ishte ruajtur një sasi nitrat amoni, përzierje jashtëzakonisht eksplozive e përdorur në sulmin e vitit 1995 në Oklahoma, i cilësuar si sulmi më i keq terrorist në historinë e SHBA. Porti i Bejrutit mbante 2.750 tonë nitrat amoni pavarësisht se kreu i doganave libaneze tha se ai kishte dërguar gjashtë dokumente në gjykatë duke paralajmëruar për rrezikun dhe duke kërkuar zhvendosjen e eksplozivëve, raporton abcnews.al
Nëse kjo është ajo çfarë ndodhi, nuk ishte terrorizëm apo gjeopolitikë, ishte paaftësi dhe neglizhencë. Por vlen të përmendet fakti se paaftësia dhe korrupsioni në Liban janë forcuar pjesërisht nga ndërhyrja e fuqive të tjera. Sistemi qeverisës i vendit e ndan pushtetin mes grupeve të sektit, midis sunitëve, shiitëve dhe të krishterëve. Shpesh të përkrahur nga të huajt, politikanët shpesh i shohin pozicionet e tyre si një mënyrë për tu pasuruar më shumë sesa të punojnë për Libanin, duke krijuar kushte të paqëndrueshme në një vend të brishtë, raporton abcnews.al
Presidenti dhe Kryeministri i Libanit po reflektojnë mbi gjithçka çfarë ndodhi, mes zemërimit që i ka kapluar për shkatërrimin e një qyteti që dikur ishte madhështor. Kryeministri Hassan Diab u zotua , “Unë nuk do të pushoj derisa t’i gjejmë ata që janë përgjegjës për atë që ndodhi, ata do të mbajnë përgjegjësi dhe do të marrin dënim maksimal. Presidenti Michel Aoun premtoi , “dënimin më të rëndë”.
Libani ka nevojë për ndihmë urgjente, por edhe ndihma nga jashtë do të jetë jashtëzakonisht e komplikuar duke pasur parasysh problemet politike që po fundosin vendin. Nuk është fati ai që shkaktoi tragjedinë e Libanit. Ndoshta zemërimi i përbashkët për këtë ngjarje mund t’i shtyjë Libanezët të largojnë të paaftët, të pangopurit, funksionarët, politikanët dhe lojtarët e jashtëm, të cilët kanë shkatërruar vendin e tyre dhe kanë krijuar kushte për tragjedinë e pafundme të popullit libanez.