Mos Rudinë!
Nga Ilir Demaliaj
Rudina Hajdari, dje foli kundër protestës së opozitës. Sigurisht që do fliste kështu. Tashmë përforcohet ajo se Rudina do të shpëtoj të ëmën nga vetingu. Shqipëria është një katund dhe të gjithë ja dinë të gjitha njëri-tjetrit.
Rudina, tha dje, se i jati Azemi nuk do të vepronte kështu.
Rudina, tha dje, se Basha imiton shëmtuar Azemin!
Rudina duke dashur të mbyll kapakun e së ëmës për korrupsionin si gjyqtare për 20 vjet dhe mosjustifikimin e pasurive, po hap një kapak tjetër, atë të Azemit.
Mos Rudinë, se shumë gjëra ndoshta nuk i din, ndoshta disa i dinë, ndoshta disa nuk ti kanë treguar, ndoshta dhe i din por duhet të besosh që nuk i din ..
Lul Basha dhe partia demokratike, po paguajnë atë që ngritën …
Koha dhe dokumentet do të flasin një ditë edhe për dhjetorin 1990, edhe për shtatorin e 1998 dhe …
Dhe atëherë do të jetë shumë vonë.
Asgjë nuk ngel e mbuluar përjetësisht por …