Mos shko në Kirgistan zoti Lu!

Nga: Ylli Dylgjeri – 

Mediat njoftojnë sot një lajm: Ambasadori Lu, së shpejti emërohet Ambasador në Kyrgyzstan.
Një vend malor, në Azinë Qëndrore. Me kryeqytet Bushkek-un, përgjatë Rrugës së Mëndafshit, që dominohet nga malet me borë, leopardët, kuajt dhe bagëtitë e imta. Kështu e përshkruajnë axhencitë këtë vend…
Më vjen sinqerisht keq për këte emërim…
Duke përjetuar vitet e punës aktive të këtij diplomati në shqipëri, njëherësh më vjen të thërras:
Mos shko zoti Lu në atë vend blektor!
Ke bërë aq shokë e miq, sa për tët mbajtur këtu, mes Nesh. Nuk jeni Ju nga ai soj diplomatësh që të shkoni në stanet e Kyrgyzstanit. Sa për stane, i kemi më të mira Ne, në Veri e Jug.
Dhe Ti …e ke provuar tashmë edhe stanin,
edhe bulmetin shqiptar. Aq më shumë ke përvetsuar edhe shprehjen: Ky stan, këtë bulmet ka! U mësuam bashkë. Stanet e labërisë janë dalluar për traditat e vlerat ushqyese. Si do të jetë, e kemi më të mirë dhallën (llallën) Ne.
Tani edhe kullota është me bar e me jonxhë bio, nuk ka më hashash në lëndina. Ti punove fort për këtë ditë.
Mos ik zoti Lu!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?