Mos u ankoni kot për fushën e Air Albania

Nga Astrit Patozi –
Shqetësimi më i madh për ndeshjen nesër me Bjellorusinë nuk qenka që na duhet patjetër fitorja, por cilësia mizerabël e fushës në Air Albania, e cila nuk të lë të luash futboll.
Nuk është për t’u çuditur shumë, në fakt. Se ajo punë, që kur e nisi kryetimonieri, nuk kishte për qëllim kryesor stadiumin, por godinat që do të ngriheshin gjoja në funksion të tij.
Ndaj mos u ankoni kot për barin dhe për topin që nuk pasohet, por kënaquni me hotelin, pallatet, dhe dyqanet, që i bëjnë hije fushës.

SHKARKO APP