“Mos u bini më qafë lojtarëve!”
Nga Mentor Kikia
Mbrëmë u gjenda edhe unë mes tifozëve. Djali i vogël më “shkuli”, që ta dërgoja në Elbasan, atje ku do të zhvillohej betja dhe festa e madhe. Pasi kishte dalë nga shkolla, kishte blerë një qeleshe dhe një flamur dhe rrugës bleu edhe një shall, duke u kompletuar kështu me uniformën e shqiptarit krenar dhe gati të festonte për fitoren e sigurtë. Në fund unë falenderova zotin që nuk jam tifoz… Më erdhi keq për të gjithë ata të rinj që u zhgënjyen, pasi kishin nisur të festonin para se ndeshja të luhej. Një eufori dhe entuziazëm që nuk gjeja arsye ta justifikoja. Padyshim me erdhi po kaq keq edhe për futbollistët që nuk ngrinin dot kokën. Por, më shumë se për humbjen, më erdhi keq për faktin sesi një populll i tërë, e një gjeneratë e tërë, kërkon të ndjehet krenar vetëm përmes futbollit dhe duke terhequr zvarre flamujt kombetare. Futbolli është bërë arena ku derdhet patriotizmi me simbolet kombëtare, me shumë se në cdo vend tjetër, dhe jo vetem me Serbine, ku simbolika eshte me e forte.
Po përse vallë? Unë mendoj se ne shqiptarët nuk kemi asnjë arsye të ndjehemi krenarë. E shkuara s’na jep shumë arsye, e tashmja është edhe më zi, ndërsa e ardhmja në shtyn për në arrati. Ndaj dhe u kërkojmë futbollistëve tani të na bëjnë krenarë me cdo kusht. Dhe i “dhunojmë” në cdo ndeshje me mijëra e mijëra flamuj, ahengje patriotike, duke i detyruar të dalin kokëulur për atë që nuk mundën. Në fakt ata janë të vetmit që japin gjithëcka munden, që derdhin cdo pikë djerse pa asnjë hile e djallëzi, pa abuzim. Por thjeshtë kaq munden të bëjnë! Nuk është faji i tyre që ne skemi asnjë arsye tjetër të ndjehemi krenarë. Madje edhe vetë politika e kërkon krenarinë tek futbollistët. Hej, shqiptarë, derdheni ndonjeherë zemrëmin për krenarinë e munguar edhe tek politikanët. Besoj që është më keq sesa te humbesh nje ndeshje futbolli, kur na thonë: Nuk ka status, nuk ka negociata sepse jeni vendi më i korruptuar i Europës.