Muç Nano: A do t’i godasë qeveria klientët e saj?

 

“Do të jetë në gjendje qeveria që këtë aksion ta mbajë larg frymëzimeve klienteliste e politike? E ka qeveria këtë vullnet?” pyet Nano në një koment në gazetën Shqip.

Dyshimet Nano i mbështet në fakte që kanë provuar se aksione të tilla kanë qenë selektive.

“Nëse kanjë gjë që i kompromenton aksione të tilla, kjo është logjika selektive e goditjes. Kjo qeveri e ka një përvojë në të mirë e në të keq edhe në këtë drejtim. Të gjitha aksionet e kësaj natyre të ndërmarra deri më sot (dhe nuk është një e dy; beteja e pasosshme dhe ende e pafituar me drogën, prishja e ndërtimeve pa leje, beteja me univestitetet që shisnin diploma, aksioni kundër atyre që nuk paguanin energjinë elektrike etj, etj) janë njollosur nga frymëzimi klientelist. Prishja e ndërtimeve pa leje në zonat urbane, fjala vjen, ishte një nismë që entuziazmoi shumë njerëz, por lajmet se duku bëhet një sy qorr e një vesh shurdh e shfrynin këtë entuziazëm. Kur aksione të tilla nuk kursejnë askënd, edhe vetë kundërvajtësit mbeten të kënaqur. Në të kundërt kur informaliteti goditet në mënyrë selektive, të parët që mbetën të pakënaqur janë qytetarët e rregullt e bizneset formale”, argumenton Nano në shkrimin e tij.

Ai e vlerëson si gjetje të goditur lidhjen që kryeministir i bëri patriotizmit me kuponin tatimor, por thotë se suksesin e aksionit nuk mund ta garatojë asnjë tjetër përveçse një administratë korrekte tatimore. “E ka kryeministri këtë administratë?” është pyetja që ngre ai në mbyllje të shkrimit.

SHKARKO APP