Muç Nano: Basha e ka futur veten në një telash të madh

Gazetari Mustafa Nano ka komentuar debatin e ditëve të fundit që ka shpërthyer në vend, pas një investigimi të revistës amerikane “Mother Jones”.

Ai thotë se Bashës të palarat për lobimet jo transparente, do t’i dalin më pas.

Megjithatë, Nano shprehet në një intervistë për Mapo, se debate për lidhjet ruse të Bashës, është qesharak.

Unë shoh dy probleme në këtë histori. Së pari, është mungesa e transparencës së shpenzimeve elektorale, e në përgjithësi të financimit të partive.

Në rastin konkret kemi PD-në si shembull, por kjo gjë i përfshin të gjitha partitë shqiptare. Askush prej nesh nuk e di se sa para shpenzojnë partitë, dhe se cili është burimi i këtyre parave.

Së dyti, është kotësia e lobimit që bëhet. Lobimi shihet si një përpjekje për të promovuar e mbrojtur interesin e Shqipërisë, por në thelb ai synon konsolidimin e pozitave të udhëheqësve politikë.

Dhe afirmimin ndërkombëtar të këtyre të fundit. Lëre pastaj, kur vijmë te çështja e parave që harxhohen për të bërë një fotografi në Washington. Kjo është një estradë nga fillimi deri në fund”, shprehet Nano.

“Unë besoj se Basha e ka futur veten në një telash të madh në këtë mesele. Por jo sepse si është lidhur me rusët.

Kjo e lidhjes së tij me rusët është një tezë qesharake. E prandaj, do bënim mirë të mos i kushtonim vëmendje.

Telashi i Bashës ka të bëjë me origjinën e parave të shpenzuara për një lobim, që në fund rezultoi krejt i pavlerë.

Ai thjesht pozoi 5 sekonda me Donald Trumpin, dhe kaq. Në terma konkretë, ajo që ka ndodhur me Bashën është shumë e thjeshtë. Në kohën e çadrës, për shkak të aventurës ku u fut, ai ishte një njeri krejt i izoluar.

Asnjë zë ndërkombëtar nuk u dëgjua në mbështetje të tij. Në këto rrethana, do ishte i gatshëm të bënte çdo gjë për të siguruar një kontakt a takim të rëndësishëm, jo që të merrte mbështetje, por thjesht ta prisnin e t’i jepnin dorën.

Kontakti i rëndësishëm vlente veç nëse interlokutori do të ishte një njeri me peshë i politikës amerikane, në rastin më të mirë Donald Trumpi.

Dhe kështu është vënë në kërkim të ndonjë njeriu që mund t’ia garantonte këtë takim. Edhe djalli po t’ia merrte përsipër, Basha nuk do kish gjë kundër. Mirëpo nuk i doli djalli. I dolën dy rusë që kishin lidhje me një njeri të afërt të Trumpit, Muzinin.

Tani, historia është ende e paqartë, por unë besoj se ka qenë pikërisht kështu. Kam frikë se Bashës do t’i dalin të palarat më pas. Por përsëris: Mjaft më me këtë skenarin prorus të Bashës”, vijon ai.

SHKARKO APP