Mundësi më shumë për të studiuar në Angli e SHBA
Intervistë me Natalia Volchugova, Menaxhere Marketingu, Cambridge Education Group
Natalia ju lutem mund të na thoni diçka se çfarë të rejash sjell Cambridge Education Group, këtë vit shkollor?
Ky është një vit interesant për Cambride Education Group. CATS College këte vit është vendosur në një ndërtesë të re dhe shumë moderne duke ofrouar kushte optimale për ata studentë që duan të studiojnë në Universitet më të mira. Në këtë kampus kemi ndërtuar dhe godina banimi të reja për studentët duke ju dhënë mundësinë të akomodohen në dhoma me kushte shumë moderne.
Cambridge Education Group vitet e fundit po ndihmon studentët që të studiojnë edhe në SHBA…
Asnjë shtet tjetër në botë nuk mund konkurrojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikëspër numrin e programeve. Harvard, Yale, Stanford dhe Insituti i Teknologjisë I Massachusetts janë nga më të mirët në botë dhe të preferueshëm për të gjithë punëdhënësit. Programet që ofron CATS Academy Boston dhe Oncampus Boston ndihmojnë sutdentët që të pranohen në këto universitete.
Gjithashtu do të ofrojmë edhe kurse 2 javore gjatë muajit korrik, Ivy Tour Summer Programme, për ata studentë që duan të testojnë sistemin e edukimit në Amerikë si edhe të eksplorojnë qytetin më akademik të Amerikës, Bostonin, të përgatiten për provimin SAT, të përmirësojnë gjuhën angleze dhe të marrin eksperiencën reale të një shkolle të lartë në Amerikë, ndërkohë që eksplorojnë universitet më të mira amerikane dhe marrin njohuri se si të pranohen në universitet amerikane.
Studentët mund të regjistrohen dhe ne kurset akademike High School Diploma në CATS Academy Boston, grada 9,10,11 dhe 12 dhe pastaj të kalojnë në Universitet.
Cambridge Education Group ka ofruar çdo vit bursa studimi për studentët shqiptarë. Po për këtë vit?
Po është e vërtetë, Cambridge Education Group ndihmon me bursa studentët në të gjithë botën. Për studentët që do të fillojnë studimet në janar 2016 dhe shtator 2016 ne ofrojmë bursa nga 20 deri në 40% bazuar në rezultatet individuale të studentëve. Këto bursa janë të bazuara në meritat e studentit: Rezultatet në shkollën aktuale, testi i Anglishtes dhe testi i Matematikës, intervista personale në Tiranë ose në skype me një nga drejtorët e kolegjeve tona. Numri i këtyre bursave është i kufizuar prandaj unë ju rekomandoj studentëve që sa më herët të aplikojnë me shumë mundësi kanë për të siguruar një bursë.
Sa studentë nga CEG kanë siguaruar një vend studimi në Universitet më të mira gjatë tre viteve të fundit?
Çdo vit CEG ndihmon me qindra studentë që të aplikojnë në Universitetet më të mira me shumë sukses. Vitin e fundit 92% e studentëve të kolegjeve CATS dhe 80% e studentëve që studiuan University Foundation u pranuan në 50 Universitet më të mira (sipas renditjes së Times).
Në kolegjet tuaja a keni studentë shumë të mirë nga Shqipëria?
Këtë vit studentët shqiptarë arritën rezultate të shkëlqyera. Studenti shqiptar Endi Skënderi studio International Baccalaureate(IB)dhe pasi arriti një rezultat të shkëlqyer u pranua në Universitetin e Oxfordit. Ne jemi shumë krenarë për këtë arritje pasi edhe për studentët anglezë është një konkurrencë shumë e madhe për t’u pranuar në Universitetin e Oxfordit. Studentët tanë u pranuan për studime edhe në Universitetin e Cambridge, York, King’s College London, Royal Holloway, Queen Mary, City University, etj. Cambridge Education Group është krenar për studentët shqiptarë, për përkushtimin dhe arritjet e tyre.
Ju lutem mund të na flisni për programin IB?
Veçoria kryesore e Programit të Diplomës IB është sepse duhet parë si një program holistik që gërsheton studimin akademik me zhvillimin personal të nxënësit. I ilustruar me hekzagonin IB, nxënësit duhet që të studiojnë 6 lëndë. Kryesorja është që të gjitha lëndët “takohen” në qëndër të hekzagonit, dhe tregohen të lidhura nëpërmjet lëndëve bazë, kështu që i krijojnë mundësinë nxënësve që të mendojnë për të gjitha lëndët që studiojnë dhe të kuptojnë rëndësinë që ka studimi i një lënde me përmbajtjen e lëndëve të tjera.
Elementët bazë janë dizanjuar që të lejonë ndërthurjen e studimit ndërmjet lëndëve dhe të zhvillojnë nxënësit nga ana akademike dhe personale, duke krijuar kështu një program të vërtetë holistik edukimi.
• Theory of Knowledge– Teoria e Njohurive inkurajoin nxënësit që të konsiderojnë se si të mësojnë dhe perpunojnë infomacionin dhe se si “dija” varion ndërmjet lëndëve të ndryshme.
Nxënësit duhet që të mendojnë në mënyrë kritike dhe të analizojnë të gjitha informacionet dhe njohuritë e marra.
• The Extended Essay- Eseja e zgjeruar është një projkt me 4,000 fjalë në një temë dhe kërkim shkencor të zgjedhur nga nxënësi, duke u dhënë mundësinë atyre që të ndjekin drejtim të caktuar. Gjatë projektit nxënësi ka ndihmën e një mësuesi.Kjo ju jep mundësinë nxënësve që të eksplorojnë thellësisht një lëndë speciale, një kërkim origjinal, që vlerësohet shumë në aplikimin dhe pranimin në Universitet.
• The CAS programme- Krijimtari, Veprim, Shërbim në Komunitet
Inkurajon nxënësit që të mësojnë nga eksperiencat në Krijimtari, Veprim dhe Shërbim në Komunitet.
Po përse Cambridge Education Group rekomandon dhe vlerëson Diplomën IB?
Për disa arsye, të cilat po i rendis si më poshtë:
– Edukim me diapazon të gjërë dhe holistik
IB është një kurs i qartë dhe koherent i dizanjuar në mënyrë specifike për të përmbushur paisjen e studentëve me një edukim me diapazon të gjërë dhe holistik.
– Njohuri të gjëra për lëndët bazë
Të gjithë nxënësit e IB arrijnë një studim të gjerë të lëndëve bazë: Anglisht, gjuhë të huaja, lëndët shkencore, matematikë, lëndët shoqërore dhe arte. Ky fakt ndihmon veçanërisht ata studentë që e kanë të vështirë të zgjedhin lëndët që do studiojnë, apo degën që do zgjedhin në Universitet pas 2 viteve.
– U jep më shumë kohë për të bërë zgjedhjen e duhur për në Universitet
IB u jep nxënësve më shumë kohë për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të “zbuluar” ku janë më të aftë, çfarë profesioni preferojnë dhe të fillojnë të mendojnë më qartë për të ardhmen.
– Nuk jep provime gjatë vitit të parë
Keni vetëm një provim në muajin maj të vitit të dytë. Në këtë mënyrë mësuesit dhe nxënësit punojnë së bashku për 2 vite mësimorë dhe nxënësit janë më të pjekur dhe të përgatitur më mirë kur japin provimet.
Por për më shumë, të gjithë të interesuarit mund të kontakojnë personalisht me mua këto ditë që ndodhem në Tiranë duke filluar nga kjo e martë, datë 24 nëntor, në hotel Rogner ose duke më shkruar në studyopw@gmail.com.