Mundja e Ramës nga Basha është fati më i mirë për të!
Nga Alban Daci-
Diktatorët nuk largohen thuajse asnjëherë me votë, por kur kjo ndodh, sigurisht do të thotë se ato kanë lindur më këmishë dhe largimi i tyre është i lehtë dhe pa pasoja të rënda.
Historia e diktatorëve është e tillë që vijnë më entuziazëm e me mbështetje masive popullore, e largohen me revolta masive e me urrejtje te madhe nga qytetarët. Të rralla janë rastet, kur diktatorët kanë vdekur në shtratin e tyre dhe me nderime të pamerituara. Mes tyre ishte Lenin, Hoxha, Stalini, Diktatorët e Koresë së Veriut!
Megjithatë, nuk mungojnë edhe rastet, kur diktatorët kanë pasur fundin më tragjik e me siguri rasti më i njohur është ai i Musolinit, që u kap duke u larguar me karvanin gjerman për në Zvicër, u arrestua, u pushkatua dhe pastaj trupi i varur me kokë poshtë u ekspozua në shesh i rrethua nga ata qytetar që e kishin duartrokitur dhe mbështet që nga marshimi mbi Romë.
Sa më shumë diktatorët forcojnë pushtetin e tyre, aq shumë humbin lidhjen me realitetin me qytetarët, humbin realitetin me vendin, rrisin opresionin e tyre, rrisin pakënaqësinë e qytetarëve dhe nxisin revoltat dhe dëshirën për hakmarrje.
Një diktator i arsyeshëm përdor zgjedhjet si opsionin e vetëm për të shpëtuar veten dhe për të bërë një largim të butë nga jeta politika dhe nga pushteti. Nëse edhe kjo dështon, atëherë fundi i tij nuk është në version institucional, por me elementë anarkik e për pasojë çdo fund është i mundshëm duke përfshirë shpesh herë edhe fundin e tij personal e jetësor.
Edi Rama tashmë ka një shans për të shpëtuar dhe kjo është fitorja e Bashës përmes zgjedhjeve të lira e demokratike më 25 prill. Nëse Rama kërkon të ndikoj dhe të manipuloi zgjedhjet, atëherë Basha nuk mund ta kontrolloj më popullin në dëshirën dhe nevojën e tij për revoltë dhe hakmarrje.
Me këtë rritje pakënaqësie që kanë qytetarët ndaj Ramës, fitorja e Bashës është mundësia e vetme që t’i mundësoj një largim soft. Ndryshe, nëse zgjedhjet e 25 Prillit manipulohen, nuk është më Basha apo vota që përcakton të ardhmen politike e personale të Ramës, por janë qytetarët që mund të shprehin të gjithë urrejtjen e tyre për të gjitha padrejtësitë që u janë bërë duke përdorur emrin e Ramës apo në emër të Ramës.
Para një populli të rebeluar dhe të pakënaqur, nuk ka rrugaç apo grupe kriminale që mund ta mbrojnë Ramën. Rama deri më datë 25 prill ka dy mundësi për zgjedhur:
– Të garantoj një proces normal zgjedhor e të mundet me votën e lirë të qytetarëve;
– Të dhunoj procesin zgjedhor, ta manipulojë duke provokuar edhe më tej revoltën dhe reagimin e qytetarëve duke mos pasur më asnjë garanci jo vetëm për pushtetin e tij, por as për vetë veten e tij.
Mundja e Ramës nga Basha me zgjedhje është alternativa më e mirë për të dhe ai duhet të jap kontributin e tij, që një gjë e tillë të ndodhë e kështu garanton terrenin për një largim normal të tij, jo vetëm nga pushteti, por edhe nga jeta politike. Ndryshe, nëse ai do të vazhdoj të provokoj durimin e shqiptarëve, përfundimi i tij mund të jetë i ngjashëm me ata diktatorë, që humbën jo vetëm pushtetin, por edhe lirinë e tyre e jo pak herë edhe vetë jetën e tyre!