Mungesa e një lidershipi të fortë e le të dobët Evropën përballë terrorizmit

The Guardian*/Grupet terroriste e dinë se sulmet e programuara mund të shkaktojnë kaos politik dhe të shtojnë frikën e njerëzve. Mirëpo demokracia liberale shpesh është më e fortë pikërisht atëherë kur plagoset.

Evropa nuk është në formë të mirë për të zmbrapsur një kërcënim terrorist që ka lëvizur vendodhjen e vetë nga Lindja e Mesme në kufijtë e saj. Ndasia politike, zhgënjimi publik, dobësia ekonomike, mungesa e lidershipit dhe paqëndrueshmëria ndërkombëtare janë bashkuar dhe po krijojnë një moment të ndjeshëm e relativisht të dobët për demokracinë perëndimore.

Nga ky lloj kërcënimi, i kudondodhur, i fshehur dhe gjithnjë në shënjestër të qytetarëve, është thuajse e pamundur të mbrohesh. Kur një “ujk vetmitar” sulmon problemi shumëfishohet, siç ndodhi në ditën e Bastijes (festa që feston fillimin e Revolucionit Francez), vrasjet prej kamionit në Nicë korrikun e kaluar. Është e ende e paqartë nëse shoferi i kamionit të Berlinit po vepronte vetëm apo motivi i sulmeve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmi i Berlinit mund të kishte ndodhur kudo. Gati sa nuk ndodhi. Policia zbuloi një sulm që do ndodhte në një dyqan Krishtlindjesh në Ludwigshafen, në jug-perëndim të Gjermanisë, nga një djalosh 12 vjeçar gjermano-iranian. Muajin e kaluar, autoritetet Franceze arrestuan pesë persona të cilët besohej se po komplotonin të sulmonin një dyqan Krishtlindjesh në Champs-Élysées.

Swiss Digital Mobile Reklama

As Merkel nuk është imune ndaj lëkundjes politike kur terroristët sulmojnë. Mospërputhjet në koalicionin e saj për politikat e saj të emigracionit me dyer të hapura dhe tërbimi i racistëve dhe ksenofobëve gjermanë po e zvarrisin atë nga e drejta politike. Kjo dinamikë, nëse vazhdon kështu, mund ta vendosë në dyshime perspektivat e saj për rizgjedhje në vjeshtë.

Akoma dhe më të pasigurta janë zgjedhjet presidencialë në Francë pranverën e ardhshme, ku Maine Le Pen, lideri i Frontit Nacional, pritet të japë rezultat të mirë. Vëzhguesit thonë se do të ketë sulme të reja terroriste në Francë, ku fryma anti-myslimane është më e lartë, dhe kjo mund të jetë një bonus në favor të FN-së.

Po ashtu në Hollandë po ndodhin çrregullime të tilla, ku votuesit do zgjedhin një qeveri të re në Mars. Geert Wilders, një islamofobik ekstremist, po udhëheq parashikimet zgjedhore.

Të kuptosh taktikat terroriste nuk është ndonjë shkencë. Shtetet Islamike dhe simpatizantët e vendosur në Evropë janë plotësisht të vetëdijshëm për potencialin e sulmeve të mire organizuara të cilat mund të shkaktojnë kaos politik, shtojnë frikën e njerëzve dhe nxjerrin në pah paaftësinë e institucioneve politike për t’i mbrojtur. Urrejtja në rritje dhe viktimizimi i myslimanëve (dhe feve të tjera apo minoriteteve etnike) është si benzinë për zjarrin e terroristëve.

Nga ana tjetër, parashikimet se elektoralet mund të tronditen nga ekstremistët e dhunshëm në mbështetje të ekstremizmit politik ndoshta nënvlerësojnë solidaritetin demokratik shpesh të ekspozuar nga vazhda e krimeve terroriste.

Reagimet provokuese të Parisienëve ndaj sulmeve të 2015-ës së Charlie Hebdo-s dhe sulmeve Bataclan janë çështje tipike. Demokracia liberale është me e fortë pikërisht atëherë kur plagoset.

Përveç Merkelit, Evropa është bërë më e dobët prej mungesës së dukshme të liderëve të fuqishëm e të besueshëm. Në Francë, François Hollande është presidenti më pak i marrë në konsideratë. Kryeministri reformist i Italisë dha dorëheqjen. Spanja është e paaftë për të vendosur se kush do ta qeverisë. Në Britani, Theresa May u bë kryeministre pa votim.

Ky deficit i legjitimitetit politik shtrihet në BE, ku Jean-Claude Juncker, presidenti konfrontues, është diskredituar. Zgjedhjet e fundit në Evropës regjistruan pjesëmarrjen më të ulët ndonjëherë. Brexit e la BE-në në baltë në momentin më kyç kur duhet të ishte duke rregulluar financat e eurozonës, të merrej me problemin e emigracionit – dhe të mbështeste taktikat mbrojtëse ndaj terrorizmit.

Ndërkohë Isis, nën presion në Siri dhe Irak,  po përpiqet haptazi për ta sjellë luftën tek “armiku i saj” në zemrat e Evropës. Dhe Evropa nuk mund të presë shumë ndihmë nga Donald Trump-i i fokusuar veç ndaj vendit të tij. Është e paqartë nëse Evropa mund t’ia dalë.

*Përkthyer nga: Flogerta Driza/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?