Musa Ulqini për Edi Ramën në vitin 2003
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=fc0ZEwb1024″ width=”560″ height=”315″]
Ne Tetor te vitit 2003, Edi Rama, kryetar i Bashkisë së Tiranës i zgjedhur me votat e PS, vendosi angazhohet në Partinë Socialiste, duke lënë mënjanë kështu çdo mëri që kishte me një pjesë të figurave kryesore në parti.
Ai ka qenë i shoqëruar nga Musa Ulqini për tu anëtarësuar në një nga degët që ishte nën drejtimin e Anastas Angjelit. Marrja e teserës u bë mediatike, ajo u bë live në sytë e kamerave, por në momentin e anëtarësimit, Musa Ulqini bëri për Ramën një konsideratë, që e mendonin shumë vetë.
Ai e konsideroi atë një njeri problematik, që për hir të së vërtetës, në atë kohë nuk ka gënjyer aspak. Kjo video ka dalë në një moment delikat për PS-së, kur Rama, po akuzohet nga një pjesë e deputetëve të vetë po e akuzojnë se nuk po lejon që të bëjë zgjedhje në parti.