Mustafa Nano: ERTV-ja, përbuzja më e madhe që i bëhet shoqërisë

Nga Mustafa Nano

-Monolog

Gjatë një aktiviteti që mbahej në hollin e katit të parë të kryeministrisë ku merrte pjesë edhe kryeministri Rama, më bëri përshtypje numri kamerave. Më ka lënë shenjë të pashlyeshme numri i cili ishte shumë i vogël, kishte vetëm dy kamera. Ishin kamerat e kanalit interesant televiziv, me emrin ERTV. Çfarë është ERTV? Është një kanal televiziv në profilin e “Facebook” të kryeministrit Rama. Sipas kryeministrit Rama pas ERTV-së janë një grup i vogël njerëzish që punojnë në zyrën medias të Partisë Socialiste, janë të gjithë nga Fressh.

Njerëzit që punojnë te ky televizion janë militantë edhe pse do të duheshin të ishin gazetarë. Rama pretendon që janë tre, por do të donim që ai ta provonte që janë tre. Në emër të transparencës duhet të provonte që vërtet paguhen nga PS. Por edhe nëse kryeministri e provon këtë lind një diskutim më i madh.

Nuk ndodh kurrë që kryeministri i Italisë Giuseppe Conte të punësojë njerëz që paguhen nga partia. Këto janë çudira që ndodhin vetëm në Republikën e Shqipërisë, ku duket që në vend të kryeministrit kemi akoma një sekretar të parë të komitetit qendror të Partisë Socialiste. Problemi më i madh është që të drejtën ekskluzive për të filmuar në pallatin kryeministror e kanë vetëm kamerat e këtij kanali. Kjo është përbuzja më e madhe që i bëhet kësaj shoqërie.

Transparenca nuk mund të garantohet nga kamera që janë të komanduara nga vetë kryeministri. Vetëm 10% e aktiviteteve filmohen nga kamera të tjera dhe janë kryesisht takime me personalitete të huaja. Me sa duket nuk do të turpërohet me të huajt sepse do ta vinin re mungesën e kamerave të tjera. Rama këtë e ka evituar ndërsa për mjedisin e brendshëm nuk e ka evituar sepse mendon se këtu nuk ka përse të fëlliqet. Ai duhet ti hapë dyert e kryeministrisë ndaj kujtdo që ka një kamera./abcnews.al

SHKARKO APP