Mustafa Nano: Radikalizmi fetar rrezikon seriozisht kombin shqiptar

Mustafa Nano ka promovuar librin e tij “Pax Albanica” në Shkup.

Shqiptarët krenohen me tolerancën fetare dhe bëjnë mirë.

Është tashmë një traditë e pamohueshme fakti, që midis feve në Shqipëri, në historinë e shekullit të fundit, por edhe më parë nuk janë vënë re fërkime serioze, e aq më pak konflikte”, ka thënë Nano gjatë fjalës së tij.

Harmonia midis feve është një pasuri e madhe kombëtare, është një motiv mburrjeje për shqiptarët.

Nga ana tjetër, nuk jam dakord me ata që thonë që prania e shumë feve është pasuri. Pasuri nuk është prania e shumë feve, pasuri dhe thesar është harmonia mes tyre”, tha Nano, duke shtuar se kjo është dhe një nga tezat më të rëndësishme që mbart ky libër.

Ne duhet të bëjmë çmos që harmoninë mes feve ta shndërrojmë në një normë qytetare, jo vetëm në Tiranë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën shqiptare.

Toleranca fetare duhet të jetë një normë qytetare, dhe secili prej nesh duhet ta ketë në qendër të vëmendjes”, ka thënë Nano.

Ky komb është ngritur mbi një pakt të heshtur, qysh në kohërat e hershme, për të respektuar fetë e njëri-tjetrit.

Në momentin që do dominojë radikalizmi, ky komb rrezikon seriozisht, dhe ky është shqetësimi i dytë që unë e ngre në këtë libër”, tha më tej ai.

SHKARKO APP