Mustafa Nano: Vetëm një qeveri e ligë mund të sillet kështu me hallexhinjtë

Mustafa Nano në një shkrim të tijin tek Shqip, kritikon masat e egra të qeverisë ndaj biznesit të vogël, të ndërmarra në aksionin kundër informalitetit.

Ai shkruan se duhet lënë jashtë presionit tatimor dhe fiscal, pasi këta njerëz thjesht nxjerrin bukën e gojës.

Nano sjell dëshmine një pronari restoranti, që thotë se vetëm një qeveri e ligë mund të veprojë kështu.

Mirë do ishte mirë që hëpërhë qeveria të mos bëhej pedante deri në këtë farë feje e të mo na kërkojë qiqra në hell”, i thotë biznesmeni Nanos, që vazhdon më tej:

Këtu ngjitur me restorantin tim është një dyqan fruta primesk, ku punojnë dy vetë, burrë e grua. Janë të majtë edhe ata.

Dhe e di?

U ka vajtur në majë të hundës me atë të gjatin….

Rraskapiten.

Nuk dinë çfarë janë fundjavat e pushimet.

Çfarë fitojnë?

Fitojnë bukën e gojës…

Nuk u mjaftuaka qeveria që këta janë vetëpunësuar e që nuk kërkojnë asgjë prej saj?

Vetëm një qeveri e ligë s’e ka për gjë t’ua nxijë jetën dy vetëve, burrë e grua, që punojnë ditë – natë, nga e hëna deri të hënën, nga janari deri në janar.

Bizneseve të tilla, që janë me mijëra në Shqipëri, qeveria duhet t’u thotë faleminderit që ekzistojnë, e duhet të bëjë çmos t’i mbajë të mbrojtur prej detyrimit për të shitur me një kupon tatimor”.

Ai vijon më tej, duke thënë se nëse e majta vazhdon kështu, do ta humbasë pushtetin.

SHKARKO APP