Myslimanët fanatikë të Tetovës: Të varen të krishterët tek Kryqi i tyre!
Toleranca mes myslimanëve dhe të krishterëve duket se është krisur. Një kryq që pritet të ndërtohet në Tetovë e ka zemëruar shqiptarët. Portali shqiptar "Tetova Sot" thotë se ky është skandal: “Skandal në Tetovë: Do të ndërtohet kryqi gjigand në zemër të Pollogut” “Shoqata e vëllazërisë krishtere do të ndërtojë një kullë prej shkëmbi në zemër të Kodrës së Diellit dhe në majën e saj do vendoset një kryq i ndriçuar gjashtë metra të lartë, njofton TetovaSot.
Nga kjo shoqatë, poashtu kanë kërkuar nga të gjithë krishterët e Maqedonisë dhe më gjërë që të donojnë ndihma materiale dhe fianciare për ndërtimin e këtij kryqi gjigand në zemër të Tetovës, e cila do të shihet nga të gjitha anët, njëjtë si ai në Vodno në Shkup”, vijon shkrimin ky portal. Nuk kuptohet pse ky është një skandal, por qindra komentues në këtë portal kanë reaguar të zemëruar, duke bërë komente radikale edhe për varje të kritshterësh tek ai kryq. Këto thënie janë skandal.