Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nacionalizmi xanxar i shqiptarëve dhe Europa e shurdhët

Forum E martë, 14 Shtator 2021 10:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Skënder Minxhozi –Dy ditë më parë qeveria gjermane njoftoi se i ka akorduar Shqipërisë 164 milion euro për dy vitet e ardhshme, me qëllim që të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe disa projekte konkrete rajonale. Kjo shumë jo e vogël parash ra në sy dhe pati jehonë në media, megjithëse mesa u pa sot në mbledhjen e qeverive shqiptare e kosovare, nuk e ka bindur deri në fund shefin e ekzekutivit shqiptar Edi Rama, i cili deklaroi se “miqtë tanë europianë të mos na tregojnë shumë përralla, ndërsa Serbinë vazhdojnë dhe e përkëdhelin në një formë të papranueshme”. Duke hequr një paralele me Beogradin, Rama lëshoi një tiradë kritikash ndaj europianëve, një gjest i përsëritur ky në vitet e fundit, kur kryeministri shqiptar ka kritikuar Brukselin për hezitimin në heqjen e regjimit të vizave ndaj Prishtinës, por edhe ndaj sjelljes europiane në përgjithësi ndaj shqiptarëve.

Ky nacionalizëm verbal që fokusohet tek kundërvënia shqiptaro-serbe (ne na mbani me shpresa ata i përkëdhelni), nuk ka ndonjë bazë çfarëdo në atë që është gjendja e marrëdhënieve sot mes BE dhe palëve në fjalë në Ballkanin Perëndimor. Rama e di fort mirë se europianët dhe amerikanët hodhën bomba ndaj serbëve në njërën anë, duke u investuar skajshëm për krijimin e të dytit shtet shqiptar në gadishullin tonë në anën tjetër. Përkëdhelia, siç shihet, qëndron kryekëput në krahun tjetër! Ky realitet historik mund të neglizhohet e harrohet kudo, përveçse në një tryezë të përbashkët shqiptarësh, siç është mbledhja e dy qeverive!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 18 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Karta e Europës ka sot valenca të ndryshme mes shqiptarëve. Ende një element me peshë në realitetin kosovar, kryesisht për shkak të pamundësisë së lëvizjes së lirë në zonën Shengen, kjo kartë ka ardhur duke e mpakur rëndësinë e saj në mjedisin politik e social të Shqipërisë. Kryeministri Rama e di këtë rrethanë dhe ndaj i mëshon pa gajle fjalorit të ashpër ndaj Brukselit. Perspektiva e integrimit të Shqipërisë nuk është më as një armë elektorale dhe as një “heshtë” fatale në meidanin politik të Tiranës. Ka kohë që jemi mësuar me burokratizimin dhe ngadalësinë e një procesi që pakkush nga shqiptarët e thjeshtë e kuptojnë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Megjithatë, kur fjala vjen për të treguar dhëmbët në mënyrë të ashpër, duhet bërë edhe llogaria e thjeshtë e asaj që fitohet në rrafshin e marrëdhënieve konkrete me vendet e BE. Bashkimi Europian e ka treguar më shumë se një herë se nuk influencohet nga sulmet verbale të vendeve të vogla që presin rradhën për të kaluar derën e anëtarësimit. Raporti i thjeshtë i punëve na thotë se jemi ne që aplikojnë dhe ata që vulosin.

Në anën tjetër, e ky duket pikërisht rasti i mbledhjes së sotme, si Rama ashtu edhe Hardinaj e Thaçi e dinë se përballja verbale në distancë me Serbinë dhe ngrysja e vetullave ndaj Europës është përherë një gjest i vogël dhe i lavdërueshëm heroizmi lokal, në sytë e shtetasve të dy vendeve. Ngritja e taksës doganore me Serbinë në njërën anë dhe heqja totale e këtij detyrimi mes Tiranës dhe Prishtinës, duket sikur i ka tërhequr dy kryeministrat drejt një gjuhe më të ashpër e foklorike. Një detaj që Rama, këto kohë të turbullta me protesta informalësh dhe bojkot opozite, duket se e ka marrë seriozisht në llogari.

I vetmi dyshim i kësaj taktike të lavdërueshme në planin e brendshëm, është që dikush në BE të marrë mundimin për t’i lexuar deri në fund “buletinet e lajmeve” që vijnë çdo ditë nga Ballkani. Dhe të na e fusë dikur në faturë edhe këtë sjelljen tonë xanxare. (Javanews.al)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 6 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 6 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 9 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 8 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.