Nano si PP e qeverisë
Nga Arben Vata –
Bishti i qenit, bisht qeni mbetet sado që ta drejtosh
Unë nuk e kam ndjekur shërbimin e fundit mediatik të Fatos Nanos ndaj qeverisë aktuale, por nisur nga shërbimet e mëparshme nuk është e vështirë të kuptosh se:
-Nano, pavarësisht piruetave politike, nuk mund të ishte apo të bëhet i djathtë. Si i tillë është i pa kuptimtë entuziazmi i të djathtës kur kujton deklaratat fyese të Nanos për Ramën.
-Politika edhe si profesion është profesion i lashtë sa edhe prostitucioni. Nano ka treguar se është prostitutë politike (PP), që ka dalë në pension të parakohshëm por vesi nuk e lë ta pranojë këtë fakt.
-Nano si i tillë (PP,) më ngjan shumë (jo vetëm nga pamja) me disa gazetarë të Tiranës që ashtu si Nano, ushtrojnë zanatin e prostitutës mediatike sa herë ka zgjedhje apo sa herë ua kërkon padroni politik apo mediatik i radhës.
-Pozicionimi i tij sa djathtas e majtas në këto 16 vitet e fundit është ndikuar nga interesi për tu bërë President, një post që pikërisht e majta ia ka mohuar më së shumti gjithë këto vite.
-Mos u mërzisni pse Nano flet kështu një herë në 4-5 vjet, pasi më shumë sesa makiazh për qeverinë, morali politik i Nanos tregon se çfarë vlerash kërkon të mbledhë rreth vetes e majta. Nga e gjithë kjo histori, më vjen keq për disa miq që akoma kujtojnë se Nano është një politikan rrace. PP rrace, po është me të vërtetë!
Lexoni edhe…
- Fatos Nano duke marrë frymë me zor, del dhe kryen shërbimet e fundit ndaj Edi Ramës
- Agron Gjekmarkaj: Fatos Nano, rikthimi si karikaturë
- Andi Bushati: Nano, sharlatani që kemi merituar
- Berisha i përgjigjet Fatos Nanos me videon kur akuzonte Ramës si “trafikant ikonash”
- Mesila Doda, Nanos: Rrëpirë intelektuale. Ike 53 vjeç si zotni, kthehesh 70 vjeç për gjynah!
- Ylli Dylgjeri: Kur rakia takon drogën!
- Ja çfarë thoshte Fatos Nano për Edi Ramën: Trafikant ikonash të vjedhura. E mora me thonj të paprerë si refugjat nga Paris (VIDEO)
- Vasili për Fatos Nanon: Të shitesh te një lakuriq me thonjë pa prerë je më pak se ordiner!!
- Aleksandër Biberaj: Turp të kesh Fatos Nano! U bëre servili i Ramës
- Ardit Çela: U shtua edhe një taksë e re për 2021, Taksa “Nano”
- Ironia e gazetarit: Sa u pagua Nano të presë thonjtë e paprerë të Edi Ramës?
KOHA JONË SONDAZH

