NATO ushtron mënyrat e kërcënimit – ndaj Rusisë.

 

Manovra më e madhe e NATO-s prej 13 vitesh përfundon më 6 nëntor. Operacioni „Trident Juncture“ dëshmon për një aleancë në transformim që përpiqet të reagojë ndaj veprimeve të Rusisë. Në manovër edhe ushtarë shqiptarë.

 

Në fund të stërvitjes qëndrojnë për apel disa ushtarë amerikanë, gjermanë, por edhe shqiptarë që marrin pjesë zyrtarisht në manovrën ushtarake. Por faktikisht tonin e japin italianët në tokën e tyre e në bazën e Sardenjës. „Shumëkombësia“ e përfolur këtë ditë nuk është shumë prezente në këtë pjesë të manovrës së madhe me emrin „Trident Juncture“. Hans-Lothar Domröse, gjenerali më i lartë gjerman në NATO dhe komandant i operacionit është që nga fillimi i tetorit vazhdimisht në lëvizje. Ai lëviz me helikopterë dhe avionë ushtarakë mes shesheve të stërvitjes në Spanjë, Portugali e Itali, inspekton stërvitjet në det nën udhëheqjen kanadeze, furnizimin me kerozinë të avionëve në ajër, i drejtuar nga Bundeswehri gjerman. Megjithë një grumbullim 30 kombesh ai thotë se „ka ende potencial përmirësimi tek shumëkombësia.“

Disavantazh i madh ushtarak

Një diplomat me përvojë i NATO-s, i cili kërkon të mbetet anonim e formulon më qartë. Fakti që 28 vendet anëtare me prioritete të ndryshme e aftësi të ndryshme duhet të koordinohen vazhdimisht është “një disavantazh i madh ushtarak”. Sidomos kundrejt Rusisë.

Italien NATO Übung Trident Juncture auf Sardinien

Gjenerali gjerman Domröse gjatë manovrës

„Trident Juncture“ është manovra më e madhe e NATO-s prej 13 vitesh, ku marrin pjesë 36.000 ushtarë, një pjesë e madhe nga hapësira mesdhetare është në dispozicion për stërvitjen. Tingëllon si gjë gjë e madhe, por zbehet para kapaciteteve të Rusisë. Rusia ka kryer një dyzinë manovrash me deri 80.000 ushtarë në dy vitet e fundit. Shumica ishin stërvitje të paparalajmëruara. „Përsa i përket shifrave, stërvitja e NATO-s nuk është shumë impresionuese“, thotë Paul Ivan nga "European Policy Center” në Bruksel. Por nga ana tjetër duhet pasur kujdes që të mos fillojë një spirale armatimi, thekson ai.

Stërvitje me armë të rënda

Por mekanizmi aktual nuk i ngjason një spiraleje si në Luftën e Ftohtë, kur kundërshtarë të barabartë në fuqinë e vet shkatërruese përpiqeshin t'ia kalonin njëri-tjetrit. Aktualisht situata është e tillë: Rusia vepron, NATO reagon. „Rusët janë më të vendosur, më fleksibël dhe më kompaktë“, shprehet diplomati. „Në këtë pikë duhet të punojmë patjetër“. Kompaktësia nuk habit askënd, sepse në ushtrinë e Putinit nuk ka procedura të komplikuara apo procese legjitimimi.

Gjenerali Domröse përpiqet të mundësojë një stërvitje të tillë, që në fund të gjithë komponentët të japin një tërësi me forcë vepruese. „Nuk është e vërtetë që jemi komplet të paralizuar“, mendon ai. Por ai pranon se NATO është e shqetësuar për aftësinë e demonstruar së fundmi nga rusët, kur ata nisën raketa nga Deti Kaspik e me këtë arritën të godisnin objektiva në Sirinë 1000 kilometra larg. Më e pakta ajo e bëri të dukshme dallimin mes aleancës dhe Rusisë. „Rusët janë armatosur shumë mirë në dhjetë vitet e fundit…() ndërsa ne, për shkak të misioneve në Afganistan e Kosovë jemi në gjendjen e „përshëndet e takohu me njerëzit“. Nënteksti: Kompetenca ndërkulturore është gjë e mirë, por NATO duhet sërish të mësojë të përdorë „armët e rënda dhe avionët me aparatura moderne pëgjimi.“

Italien NATO Übung Trident Juncture auf Sardinien

Kërcënim dhe stil moderne luftimi

Bëhet fjalë për strategjinë afatgjatë të NATO-s. Në samitin e Uellsit në 2014-n pati një sinjal ndryshimi dhe reagime të nxituara pas aneksimit të Krimesë, si krijimi i një trupe të shpejtë që mund të reagojë brenda pak javësh. Por nuk dihet ende se ku të çon rruga. Diplomati i NATO-s kritikon se nuk duket ende një strategji afatgjatë. Megjithatë fjala që dëgjohet më shpesh është „kërcënimi“. Por sipas diplomatit „ne duhet të mendohemi shumë mirë në këto kohë se si mundemi të kërcënojmë.“

„Këto kohë“ – fjala është për ndryshimin e mënyrës së luftës, luftën kibernetike – paralizimin e internetit, mbajtja gjallë e një konflikti pa pohuar pjesëmarrjen, influencimi i mendimit publik me të ashtuquajturit „trolle“. Rusia i bën të gjitha këto e më shumë. Por eksperti Paul Ivan nuk mendon se stërvitja e zgjeruar e NATO-s vetëm duhet kritikuar. „E rëndësishme është që Rusisë t'i tregohen kufijtë, dhe këtu bëjnë pjesë edhe manovra si „Trident Juncture“.

Jo veprime të veçuara të SHBA-së

Diplomati i NATO-s që do të mbetet anonim e vlerëson manovrën. Më e rëndësishmja është stërvitja e misioneve shumëkombëshe. Kjo është e rëndësishme edhe për amerikanët. Amerikanët vërtet kur vjen puna, i thonë NATO-s faleminderit e mund të veprojnë vetëm, si edhe më parë, por kjo nuk është në interesin e tyre. Sepse “shumëkombësia” është një “avantazh i madh politik”, thekson diplomati. “NATO do të përbëhet gjithmonë nga vende demokratike. Kjo i jep veprimeve tona legjitimitet.” Në këtë pikë së paku aleanca e NATO-s ka një avantazh të qartë kundrejt Rusisë.

SHKARKO APP