Ndarja nga jeta e akademikut Kolec Topalli, Rama: La pas një hije të bardhë respekti

Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar reagimeve për ndarjen nga jeta të Profesor Dr. Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Rama vlerësoi figurën e Topallin.

“Kolec Topalli, një burrë i mençur, i ditur dhe i heshtur, që u nda nga jeta duke lënë pas një hije të bardhë respekti për figurën e tij prej spektatori misterioz të vendit ku jetoi”, shkruan Rama.

Topalli humbi jetën ditësh e djeshme, në moshën 80-vjeçare. Kujtojmë se Topalli ka qenë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i gjuhës, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?