Ndërton bunkerin luksoz 1 miliard dollarësh për strehim në rast apokalipsi
Ai do të jetë një koleksion luksoz pishinash, teatresh, palestrash, restorantesh, apartamentesh dhe shërbimi helikopterik.
Por në të njëjtën kohë duhet të përballojë një shpërthim bërthamor, agjentë kimikë, tërmete, tsunami dhe çdo lloj tjetër fatkeqësie apo sulmi.
Ky do të jetë “Bunkeri i Mbijetetesës”, i cili do të shërbejë si arratisje ndaj fundit të botës.
“Vivos Europa One”, bunkeri me 5 yje, ndodhet në fshatin Rothenstein në Gjermani. Ai u zbulua nga CEO, Robert Vicinio, ditën e premte më 12 qershor.
Ky kompleks është i krahasueshëm me rezidencat ee miliarderëve, por me një sipërfaqe shumë më të madhe dhe me aftësi “mbijetese”.
Edhe pse çmimet e apartamenteve mbeten të paqarta, vetë prona vlerësohet tek rreth 1.1 miliard dollarë, gjë që do të thotë se do të jetë e vlefshme vetëm për të pasurit.
Çdo familje do të ketë nga një apartament të madh në kompleks, të cilin mund ta dizajnojnë sipas dëshirave. Gjithashtu do të jenë të aksesueshme edhe spitale, klasa shkolle, stacion televiziv, dhoma lutjeje, bodrum vere etj.
Vicino u shpreh mjaft krenar për sjelljen në jetë të këtij projekti epik.