Ndoka-Dodës: Klasifikohesh tek burrat. Deputetja: Je “bur” shteti

 

Një përplasje brenda opozitës për “burrërinë” ka ndodhur gjatë ditës së sotme midis deputetes së PD-së Mesila Doda dhe kreut të demokristianëve Nard Ndoka.

Ka qenë Ndoka ai që ka nisur i pari sherrin, pasi ka ofenduar Dodën duke e konsideruar atë “burrë”. Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjive, në të cilën Doda ka debatuar ashpër me kryetarin Fatmir Xhafaj, është bërë gati për të folur përpara mediave dhe pikëtisht këtu nis sherri. Nard Ndoka i është afruar gazetarëve duke u thënë se “kjo (Doda) klasifikohet tek burrat”, sigurisht që deputetja demokrate nuk e ka dëgjuar këtë ofendim të kolegut të saj, pasi debati midis tyre kishte për të qenë disa herë më i fortë se ai që Doda zhvilloi me Xhafajn.

Megjithatë, Doda i është kundërpërgjigjur deputetit në facebook dhe në një video ku shfaqet Ndoka shkruan se “ky është bur shteti”.

SHKARKO APP