Ne, bijtë e së keqes!

Nga Artan Fuga –

Sa më pëlqen habija e publikut!!!

Pasi guxova të botoj një nga përfundimet, ndoshta më të parëndësishmin, e librit tim që shtëpia botuese PAPIRUS, do të nxjerrë në qarkullim këtë vjeshtë me titull : O

RIGJINAT E PASURISË,PRONËS,PUSHTETIT (në Shqipërinë post-totalitare)

ka shumë që habiten, shajnë, nxehen, dhe disa edhe më akuzojnë për spiun a poliagjent!

Edhe njëherë :

Pa paratë e drogës nuk do të kishin as parà për të paguar rrogat e policëve që luftojnë drogën!

Mos u shqetësoni! Atje do ta gjeni të argumentuar sa nuk do të keni më asnjë dyshim. Madje do të keni edhe përfundime të tjera që disa do t’i nxehin edhe më keq!

Nuk e dua respektin para së vërtetës!

Kjo habi dhe ky nervozizëm tregon sesa pak e njohim shoqërinë ku jetojmë dhe se sa pak duam të shqetësohemi kur dëgjojmë ose lexojmë të vërteta që djegin.

Unë do ju a jap të gjitha argumentet!

Mos u hidhni nga Kolumbia, Meksika a nga eksimezët!

Kjo ekonomi që kemi prej tre dekadash nuk jeton dot pa paranë e pisët, pra pa trafiqet dhe kanabizimin e drogat, e piramidat financiare, e trafikun e karburanteve a të emigrantëve, etj.

Brenda saj ku jemi zënë të gjithë, pa këtë parà të pisët nuk do të kishte madje as Internet, lëre pastaj polica, pedagogë, spitale.

Duhet ndryshuar modeli i ekonomisë. Pastaj shpëtojmë nga droga e pislliqe të tjera!

Por, kjo kërkon sjellje të tjera konsumatore, kërkon politika të reja investimi, kërkon marrëdhënie tjetër mes punonjësve dhe sipërmarrësve, marrëdhënie të tjera mes sipërmarrësve dhe politikës, kërkon marrëdhënie të tjera mes zonave urbane dhe atyre rurale, me një fjalë kërkon që të gjithë ne të ndryshojmë stilin tonë të jetës!

Nuk doni?
Nuk e pranoni?
Nuk doni madje as t’u flasin për këtë?
Nuk e prishni dot rehatinë e krijuare?

Atëhere pranoni përfundimin që del!

Unë mendoj se bëhet dhe duhet bërë!

Por nëse ju mendoni se nuk duhet cytur shqiptari të kuptojë se është fut në rrugë pa krye atëherë jetoni, jetojmë, në paradoks të marrësh :

Vetëm ekonomia informale – droga – na bën të mundur të paguajmë polica, taksidarë, nëpunësa, për t’a luftuar drogën!

Cfarë paradoksi marramendës!

Ne kështu të gjithë do të vazhdojmë të jemi bij të së keqes ndonëse duam të mirën!

Hipokrizia në kulm sepse do të jetojmë në sajë të së keqes duke dashur ta shajmë atë!

Ne kemi hyrë në një rreth vicioz që si duket masivisht askush nuk do ta njohi sepse i vihet në dyshim inteligjenca, i vihet në dyshim namuzlliku, dhe se nuk do t’i prishet rehati meqë i mjafton vetëm të rri të shtriqet në kafene duke përrallisur për ndërzimin e lopëve me tigra, për luftën në Vietnam a për kometën që do të vijë pas 354 vjetësh!

Hajde bëjmë llogje!

SHKARKO APP