Në fillon lufta Turqi-Rusi si janë forcat ushtarake?

 

Duken re të zeza mes Rusisë dhe Turqisë. Orët e fundit janë acaruar tej mase marrëdhëniet ruso-turke dhe gjithë bota është sy e vesh nga Rusia për të parë reagimin e tyre.

Putin u shpreh se Turqia do të marrë përgjigjen e merituar.

Turqia ndërkohë i ka bërë thirrje urgjente NATO-s për një mbledhje “sqarimi” pas incidentit.

Rusia reagoi duke thënë se Turqia do të vërë edhe NATO-n në shërbim të ISIS.

Mundësia e një konflikti të armatosur mes Rusisë dhe Turqisë, për fat të keq nuk përjashtohet.

Por cilat janë fuqitë ushtarake të këtyre dy vendeve?

Ja disa të dhëna mbi armatimet dhe fuqinë ushtarake të Rusisë dhe Turqisë.

Rusia

Popullsia: 142,4 milionë banorë

Njerëz të gatshëm për luftë: 46,8 milionë

Ushtarë aktivë: 766 mijë

Rezervistë: 2 milion e 485 mijë

Tanke: 15.398

Mjete të blinduara: 31.298

Sisteme të shumëfishta të hedhjes së raketave: 3.793

Avionë: 3.429

Helikopterë: 1.120

Flota detare: 352 njësi

Buxheti i ushtrisë: 60 miliardë dollarë

Turqia

Popullsia: 81,6 milionë banorë

Njerëz të gatshëm për luftë: 35 milionë

Ushtarë aktivë: 410 mijë

Rezervistë: 185 mijë

Tanke: 3778

Mjete të blinduara: 7550

Sisteme të shumëfishta të hedhjes së raketave: 811

Avionë: 1020

Helikopterë: 443

Flota detare: 115 njësi

Buxheti i ushtrisë: 18 miliardë dollarë

SHKARKO APP