Në kërkim të një drejtësie të huaj!

Nga Mentor Kikia

Shqiptarët nuk kanë besim tek drejtësia e tyre, pasi ajo ka qenë një drejtësi e atyre që kanë paranë dhe pushtetin, ndaj atyre që s’kanë as para as pushtet.

Në këto kushte, shumë njerëz kanë menduar se një “drejtësi e huaj” do të ishte një zgjidhje e mirë, si p.sh Eulex në Kosovë.

Por normalisht kjo s’mund të ndodhë në një vend të pavarur.

Mirëpo, ditët e fundit janë vetë politikanët që po e kërkojnë këtë gjë. Hetim të huaj për Gerdecin, hetim të huaj për 21 Janarin, hetim të huaj për CEZ-in…

Po përse nuk e ndryshoni Kushtetutën dhe vërtet t'ia besoni hetimin e korrupsionit një task force, nga ato që ngrini sa herë t'ju teket, por me prokurorë vërtet të huaj.

Mos kërkoni prokurorë të huaj se herë ju duhet të tentoni të shpëlani fytyrën para publikut.

*Marrë nga FB i gazetarit

SHKARKO APP