Në mbrojtje të laicitetit. Një histori me grushte shteti, të organizuar nga gjeneralët në Turqi

E djeshmja ka qenë tentativa e katërt për grusht shteti e ushtrisë turke, të cilën themeluesi i Turqisë post-moderne, që doli e mposhtur nga Lufta a Parë Botërore, e vendosi si ruajtëse të strukturës së shtetit laik, kundër çdo tundimi fetar apo autoritar.

Të mëparshmit kanë ndodhur nga një për çdo dekadë, në vitet 1960, 1971 dhe 1980.

* 27 Maj 1960 – Në kulmin e Luftës së Ftohtë, Gjenerali emal Gursel rrëzon me forcë Presidentin Celal Bayar dhe kryeministrin Adnan Menderes, Partia Demokratike e të cilit kishte hyrë në konflikt me opozitën, duke lehtësuar edhe ndalimet mbi fenë. Menderes u ekzekutua menjëherë më pas. Sistemi ra përsëri nën kontrollin civil në tetor 1961, por ushtria vazhdoi të kontrollojë politikën nga prapaskena, deri në vitin 1965.

Swiss Digital Desktop Reklama

12 mars 1971 – Në një kohë krize ekonomike dhe tensioni të fortë social, krerët e forcave të armatosura, të udhëhequr nga gjenerali Faruk Gürler, ndërhynë për të rivendosur rendin: në një memorandum drejtuar kryeministrit Sulejman Demirel, ku kërkohej instalimi i një “qeverie të fortë dhe të besueshme … frymëzuar nga pikëvështrimi i Ataturkut”. Akt force nuk pati, por qeveria në fakt u ftua të japë dorëheqjen, nën kërcënimin e ndërhyrjes ushtarake, ose të rivendoste rendin. Demirel dha dorëheqjen në të njëjtën ditë dhe ndërhyrja e ushtrisë u bë e njohur si “grusht i shteti i Memorandumit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por edhe pas ndërhyrjes ushtarake të vitit 1971, stanjacioni ekonomik vazhdoi përgjatë viteve ’70, ashtu sikurse edhe paqëndrueshmëria, tensioni me 11 ndryshime qeverish, si dhe një përshkallëzim i dhunës politike mes grupeve të djathtë dhe të majtë, me mijëra të vdekur. Vendi ishte në prag të luftës civile.

12 shtator, 1980 – Pas diskutimesh që zgjatën për rreth një vit, u shpërbë qeveria dhe u vendos gjendja e jashtëzakonshme, shpërbënë partitë dhe u pezullua kushtetuta. Gjenerali Kenan Evren, i cili udhëhoqi grushtin e shtetit, u bë president dhe Admirali Bülend Ulusu kryeministër. Qeveria ushtarake solli një stabilitet relativ”, u hartua një Kushtetutë e re në kuptimin presidencialist, e miratuar me referendum në vitin 1982. Evren qëndroi president për shtatë vjet, gjatë të cilëve ekonomia u stabilizua pati rritje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?