Në oborrin e Teatrit po luhet tragjedia e demokracisë shqiptare!
Nga Agron Gjekmarkaj
Tinëzisht në mes të vapës, krejt si hajdutët, kur njerëzit mësyjnë plazhet e bindur që po kryen grabitjen e shekullit qeveria shqiptare rrethon me policë Teatrin kombëtar me synimin për ta shembur!
At Zef Pllumi të cilin e citon edhe Kryeministri edhe Ministri i Brendshëm ka një maksimë e cila thotë “popullit shqiptar me i shti opangën në gojë nuk bëzan e këtu nuk jam dakord me popullin tem”!
Kjo po ndodh! Ai ka një parlament paçka se të delegjitimuar e të mjerë me të cilin miraton duke shpërndarë fajin çdo gjë që i teket!
Koncesione pa fund për të njohurit e vet, një rrugë 20 milion euro kilometri, një tjetër 17 km për 290 milion, një ligj për teatrin ad personam për të shembur godinën historike të Teatrit e sidomos për të ndërtuar kulla, po ashtu ligjin kundër fjalës së lirë! Duke lejuar të ndodhin këto ai u ndie Zot dhe shndërroi 30 qershorin në ditën e turpit kombëtar duke kryer votime!
Sot doli e foli ne emër të shumicës! Të cilës shumicë kur nja 10 përqind dolën në votime edhe ata me presione shantazhe e joshje përtej manipulimeve të denja për çdo juntë të KQZ?!
Sot në oborrin e Teatrit po luhet skena e fundit e tragjedisë së demokracisë shqiptare! Ndoshta ja vlen që të lihet plazhi, të dilet nga shtëpia jo si spektatorë po si aktorë të fatit personal!
Shpesh është thënë që Teatri është vija e kuqe ! Kjo është një provë për opozitën po më shumë së për të për krejt shoqërinë!
Juntat nuk kane sedër as moral, ato nuk kane parime e dhembshuri, ato nuk njohin qytetarin si njësi sociale!
Anët e vektorit që ndërtojnë janë sundimi dhe nënshtrimi në mes shërbëtorët, instrumentet e dhunës e të poshtërimit!
Sot shërbëtorët turren, ulërijnë, këlthasin me zell ne emër të Zotit të vetëm për ta në emër të Edi Ramës!
Ai është bamirësi, shelbuesi, garantuesi dhe çdo kush që e kritikon e për më tepër i cënon karrigen shndërrohet në qenie e urryeshme për shërbëtorët!
Sot ishte radha e regjisorit të njohur njërit prej figurave emblematike të lëvizjes së dhjetorit të cilin policia e Sandër Lleshit e mori zvarrë sepse kjo polici do të krijojë qetësi për ndërtuesin e kullave, klient i qeverisë!
Edi Rama pushton zgjedhjet, parlamentin, teatrin, universitetin, pasurinë publike, sistemin e drejtësisë dhe rrugët janë vetëm dy ose rezistence ose opangën me goje! Unë opangën e tij dhe te pisave që ka përreth e pështyj e refuzoj! Përsëri erdhi koha ku secili të bëje burgun e tij nëse e do këtë vend sadopak e nëse e do shumë të ardhmen e fëmijëve të tij!
Në vjeshtën e karrierës si Xheladin Beu me gjasë Edi Rama me ligj mund të hartojë edhe kërkesa të tjera se opangën në gojë po e fut e s’ka kush bërtet më!
Pastaj e gjithë jeta jonë do të jetë një pasdite admirimi për statuset e shërbëtorëve të Kapose!
Sot të paktën, mos pyesni ambasadorët, lëreni Lejlen e Boshardin në shejtninë e vet por dilni dhe mbroni demokracinë jo më thjesht trashëgiminë historike!