Ne partnerë?! Me kë mor aman?!

Nga Ylli Manjani – Togëfjalëshi “Partneritet strategjik” ma çpif!

Janë dy fjalë që nuk tregojnë për asnjë moment realitetin.

Ne partnerë?! Me kë mor aman?!

Partneritet do të thotë marrëdhënie, reciprocitet, kontribut i përbashkët me dikë tjetër. Në partneritet diçka ofron dhe dicka merr.

Ç’dreqin ofrojmë ne?!

Ne vetëm konsumojmë atë që prodhojnë të tjerët. Në kët pikpamje as me Maqedoninë nuk jemi partnerë, sepse hamë nga perimet e frutat që prodhojnë ata. Po kur themi që jemi partnerë të vendeve të NATOs?!

Qesharakë! Kemi një ushtri që s’ruan dot detin e ajrin e shtetit vet. Partnerë leshi! Partneriteti sipas nesh është vasalitet. Parneriteti njihet si Palmeritet. Palmeri e di se kur duhet protestuar e madje edhe kur duhet të pjerdhim!

Partneriteti dmth ska asnjë lidhje me ne. “Strategjikë” është edhe më e rëndë si fjalë. Strategjia është thjesht një fjalë letrash, pa lidhje fare me strukturën mendore tonën.

Ne ç’themi në mëngjes nuk e themi më as deri në drekë. Në darkë kemi mendje tjetër.

Le pastaj të mendosh më gjatë… Ndaj ma ç’pif togfjalëshi “partneritet strategjik”.

Kot fare.

SHKARKO APP