Ne PD duhet te mesojne te flasin Shqip…
Nga Adriatik Dosti
Enough is enough….Mjaft eshte Mjaft .Keshtu thuhet ne anglisht kur gjerat kalojne cdo kufi, cdo limit.shkojne pertej llogjikes e durimit, Aty ku ka faj ka dhe fajtore. Humbja e dyte e ketyre permasave qe ka deziluzionuar me te drejte mijera e mijera perkrahes te PD , te se djathtes shqiptare e qendrestare te luftes kunder soco- komunizmit te urryer e luftetare per nje Demokraci te vertete , kerkon pergjigje .E natyrisht kjo lloj pergjigje duhet te vije nga ajo seli e nga ajo kaste qe eshte pergjegjese direkte e ku njerezit kane emra konkrete. Mjaft me me shashka tymuese. mjaft me me sllogane idioteske per fitore me lugen bosh, per rritje krahasuar me 2 vite me pare, per triumf te se djathtes perballe bandave te krimit , mafias e prostitucionit etj etj ,,,Kjo lloj gjuhe te kujton ate te Diktatorit te cmendur shqiptar kur ne hidhnim valle ne goje te ujkut e kur socializmi fitimtar e marksizem – leninizmi ngadhenjenin e korrnin fitore njera pas tjetres ndaj kapitalizmit boteror ;Kjo eshte e ka qene gjithmone gjuha e Berishes e Arkitektit famekeq te ketyre humbjeve shkaterruese e me pasoja katastrofale jo vetem per te djathten e keqqeverisur shqiptare por per vete Demokracine tone te brishte ne rradhe te pare.
Fatkeqesisht shqiptaret votojne gjithmone jo per me te mirin e tyre por me inat e mllef ndaj me te keqit te tyre.Fatkeqesisht shqiptaret me driteshkurtesine e tyre karakteristike vazhdojne ta kerkojne te ardhmen e shpresen e tyre tek burimi i se keqes se tyre . Ne rastin konkret votuan majtas duke i thene hapur e shqip Berishes e kastes uzurpatore te PD largohuni nga e Djathta .Nuk votuan Ramen e Meten por kunder diktatit te Berishes e kastes se tij te sterdale boje ne PD, kesaj kaste qe e ka humbur perfundimisht dinjitetin, personalitetin e kredibilitetin per te vazhduar e drejtuar kete force politike aq shume shpresedhenese per shqiptaret . Votuan Veline duke i dhene pergjigje te sakte Bashes per ate 4 vjecar skandaloz e te deshtuar te tij ne krye te Tiranes. Votuan Gjushin duke treguar pa aftesine e tyre mendore ndaj vlerave te intelektualizmit. Votuan Roshin se ju pelqen ende injoranca, rrumpalla e tallavaja. Votuan Sejdinin se jane mesuar qe dikush t' ja u mbylle gojen e nuk e dine ende mire peshen e vleren e lirise se fjales e mendimit ..E gjithesesi votuan edhe kunder ketij 2 vjecari te kesaj Opozite te coroditur, pa as me te voglen kurajo, shprese e perspektive e te perfshire nga paniku si kurre me pare, Po keshtu dy humbjet e ketyre perrmasave shkaterrimntare jane edhe njelloj pergjigje edhe per ate 4 vjeteshin e dyte te qeverisjes faqezeze te Demokrateve e te kabinetit te superkorruptuar,arrogant , megalloman e te pasuruar frikshem te Sulltan – Saliut. E per te gjitha keto faji e pergjegjesia bie direkt tek te gjithe ate qe drejtojne sot e per vite me rradhe PD e te djathten shqiptare e mbi te gjithe direkt tek vete Lideri i tyre Berisha qe dje ishte ne balle te saj zyrtarisht e sot qendron po aq aktiv pas kuintave te saj tinezisht. Faji e pergjegjesia bie direkt edhe ndaj nje Kryetari te komanduar e zgjedhur ne menyren me antidemokratike ,. thjesht se ate pelqente e donte familja e Sulltanit te PD, e ndaj ky Kryetaruc gjate gjithe fushates ku foli e gjykoi me gojen, fjalorin e mendjen e atij qe e zgjodhi ,,,vetem trupin kishte te tijin se gjithcka tjeter ishte e komanduesit dhe e urdheruesit te tij . Ne PD tashme me shume se kurre duhet te mesojne me mire se si te shohin , te degjojne, te lexojne e mbi te gjitha te flasin e te kuptojne Shqip. Te flasin me gjuhen e atij populli qe aq shume i mbeshteti e sakrifikoi per ta, te atij populli qe ata e trajtuan kurdohere si nje dele e bindur e besnike qe u vete pas kokeulur ne thertoren e tyre. Realiteti edhe pse i dhimbshem duhet pare drejt e ne sy , Nuk eshte koha e qarjeve dhe as e qurravitjeve , por koha per te larguar me kurajo e guxim te keqen e madhe qe ka kohe qe aty eshte bere gangrenne e natyrisht nuk mund te prodhoje gje tjeter vec rrezultate te tilla zghgenjyese e deshtime te ketyre pasojave te renda . Populli i pa kenaqur e i corientuar si rralle here , ashtu si dy vjet me pare i tha JO aleancave te ndyra te Berishes me kriminelin e kryemafiozin Meta, te cilin ai ne kurriz te ketij populli e te demokracise e mori ne mbrojtje. i tha Jo Gerdecit te pa ndeshkuar te Mediut e Shkelzenit, , vrasjeve ne mes te bulevardit , qe duket se nuk do te kene ndeshkim kurre, autokracise e imponimit te padurueshem te Sulltanit 23 vjecar..dhe se fundi edhe nje tjeter lloj aleanceje me grekun , Antishqiptarin e vorio epiriotin Dule , me te cilin PD e Berishes e Bashes na bene aleance kunder se majtes se Rama – Metes. Pra shiko se sa larg teje jane o popull…keta vene e flene me dreqin e te birin ne kurriz tend vetem e vetem per pushtetin e tyre personal. E djathta shqiptare eshte mire ti thote NDAL sa nuk eshte vone gjuhes qe perdor Berisha, stilit e formave primitive te tij ndaj kundershtareve te se majtes e aleateve te tyre dhe te flase me gjuhen e kohes, me gjuhen e drejteperdrejte te nje opozite te vertete demokratike e konstruktive , me alternative e shpresa te qarta e konkrete per te nesermen . Duke ju thene neper foltore e mikrofone, neper konferenca shtypi e fb ,,,qeveri e korruptuar, qeveri e krimit , e droges , e prostitucionit , e mafies etj etj deri ne bezdi e peshtirosje , kjo Qeveri e dyshes shtrigane Rama – Meta jo vetem qe nuk rrezohet dot por rron edhe 100 vjet te tjera . Ndaj mjaft me fjale boshe , demokratet e demokracia e vertete kerkon vepra konkrete ndaj tyre., kerkon angazhim politik serioz e me pergjegjesi te madhe kombetare. Fajet duhen kerkuar se pari tek vetja e pastaj tek kundershtari yt, E ne PD ka faje e gjynahe plot , ka fajtore e mekatare ndaj demokrateve e demokracise sa lista eshte teper e gjate.Koha e Lidershipit te sotem te saj ka mbaruar njehere e mire. Uji qe rri gjate qelbet thote populli. Ndaj sot me shqetesimin e natyrshem qytetar e shqiptar cdo njeri ka nisur ne forme mosbesuese te pyese seriozisht morepo a ka vertet sot Demokrate te ndershem ne PD e te djathten shqiptare ,,,Dhe nese ka , morepo ku jane valle e ku jane fshehur , ndryshe gjendja nuk do te mberrinte deri ketu. Nese me rrjedh catia a tavani une nuk fajesoi shiun , por ustain qe me ndertoi shtepine e veten time qe nuk jam me i zoti te dije se si ta riparoj …keshtu duhet gjykuar sot ne PD e jo te vazhdojne me politiken e Idhujve , heronjve false e njerezve te pa gabueshem e te pa zevendesueshem . Ndaj Berisha e kasta e tij fajtore direkte e humbjeve dhe e katandisjes se Opozites deri ne kete fare derexheje eshte mire qe ti bejne nje nder te madh demokracise shqiptare sa nuk eshte teper vone ,,,TE LARGOHEN prej aty ku jane, e tu hapin rrugen demokrateve te vertete e atyre qe e duan demokracine e vendin e tyre e jo aleancat me Meten , Ramen , Dulen , Fazllicin , Boten islamike ekstremiste, etj etj Te largohen qe te pakten te kujtohen neser per ato pak gjera te mira qe mund te kene bere ne sherbim te demokracise ndryshe koha e historia do te jete e pa meshireshme me ta e mund edhe ti harroje fare.Dhe lista e atyre qe duhen larguar nga skena eshte e gjate vertet Ajo fillon me vete Berishen e komanduar nga Alia ne krye te se djathtes, e vazhdon me ata qe ju kundervune me tanke e kallashnikove demokracise shqiptare me 1997 e qe Lidershipi i PD i beri me pas ministra e deputete ,,vazhdon me Boden e Shoqatave ne mbrojtje te Enverit qe fale te qenit ne krye te PD sot eshte milioner i frikshem ,,,vazhdon me ''Demokratin'' Kastriot Islami qe vite me pare kercenonte me thyerje kafkash te demokrateve…vazhdon me vrasesit e vertete te zerave kurajoze te tipit Olldashi etj etj .. . Duhet te dish ta lexosh mire zemerimin popullor ndryshe nuk mund te kthjellohesh kurre per veten tende e jo me per ata qe ke marre persiper te drejtosh , ku pergjegjesia eshte shume here me e madhe se sa e ke menduar.Eshte mire kur njerezit e njohin masen e limitet por eshte po kaq fatkeqesi kur jane te shurdher e te imunizuar prej tyre. Asnje fije respekti nuk kam per Nanon , por ne fund te fundit u tregua i zgjuar u largua ne kohen e ne momentin e duhur nga skena duke mbetur dikushi ne politiken shqiptare pamvaresisht per mire apo per keq le ta gjykoje vete populli e historia , Ndersa Berisha qe eshte deklaruar i larguar e eshte ne krye ende me shume se kurre nuk e di pse me kujtoi keto dite ate thenien e fameshme te shume viteve me pare te Ekologjistit komik Namik Hoti…thenie te cilen per respektin e madh qe une personalisht kam per malesoret tane nuk dua ta perifrazoj ,,por ma do mendja se te gjithe e kujtojne aq mire.
Nje opozite qe i gezohet nje sherri te mundeshem Rama – Meta e qe nuk ulet me kembe ne toke e mende ne koke te analizoje hunbjen reale e shkaktaret konkrete te saj zorr se te jep shprese se mund te korrigjohet e aq me pak te jete e besueshme per te nesermen. Ngjarjet e fundit ne Lazaratin e shume keqperdorur si nga e djathta ashtu dhe nga e majta nuk eshte cudi qe edhe mund te interpretohen jo vetem si hakmarrje e pushtetmbajtesve per voten e tyre masive ndaj PD por me nje llogjike te ftohte pse jo edhe si nje grep -politik i uzurpuesve te sotem te vete PD , per te larguar vemendje e zemerimin e demokrateve te vertete nga humbja e shkaktaret e saj . Ndaj kujdes ,,me demokracine e ndjenjat e tilla te shqiptareve po luhet keq, pabesisht e me pasoja te rrezikeshme , madje nga te dyja kampet ,,si nga ata te deklaruarit kunder tyre po ashtu edhe nga ata qe padrejtesisht jane ne krye te tyre…
Une personalisht keshtu i kuptoj, analizoj e gjykoj dy humbjet e renda e poshteruese te PD e te se djathtes shqiptare brenda 2 vjecarit intrigant Rama – Meta . Aresyetimin e llogjiken shyqyr zotit deri tani besoj se e kam pasur korrekte e normale si te nje njeriu krejt normal por qe e do me shpirt demoikracine e vendin e tij, Shyqyr zotit deri tani syte, veshet , gojen e mendjen edhe sipas mjekeve i kam ne gjendje te shkelqyer e po lavdi zotit ndjenjen e Lirise e te Krenarise Kombetare e kam si kurre me pare . Askujt nuk i kam qofte edhe nje qindarke borxh por as edhe kam pranuar qofte edhe nje qindarke prej atyre qe sot kaperdisen poshtersisht ne krye te vendit tim qe po i shkaktojne pa drejtesisht kaq shume vuajtje …Zot me jep force, kurajo e besim se e ardhmja ne Shqiperi eshte e atij populli te shumevuajtur , eshte e Demokracise se enderruar nder breza….Edhe pse ketu ku jetoj prej vitesh jam i detyruar te flas e te komunikoj ne Anglisht ju garantoj se Shqipen nuk e kam harruar e nuk mund ta harroj dot deri sa te mbyll syte Ne kete gjuhe do komunikoj me Atdheun tim e me bashkekombesatit e mij kudo qe ata jetojne derisa te kem frymen e fundit e jo me gjuhen serbo – greke te atyre qe sot jane ne krye te Partive politike , Qeverise e Parlamentit shqiptar..
A.R.DOSTI
KOHA JONË SONDAZH

