Në shtator vjen kiameti? (Foto}

 

“Ndikimi i asteroidit do të jetë aq i madh sa do të shkatërrojë civilizimin tonë këtë shtator”, ka thënë një teoricien i konspiracionit

Teoricienët e fundit të botës parashikojnë që “përplasja” që do të shkaktoj fundin e civilizimit, do të jenë datat 22-28 shtator, ku gjatë këtyre ditëve thuhet se guri gjigant do ta godet Tokën.

Teoricienët e konspiracionit parashikojnë që një mjedis të kataklizmës i cili do ta shkatërrojë civilizimin – në vetëm 3 muaj kohë.

Fundi i njerëzimit parashikohet edhe nga blogje dhe ueb-faqe të ndryshme të cilët kanë ardhur në përfundim se datat 22-28 shtator do të jenë si korniza kohore që do të ndodh katastrofa, shkruan Mirror, transmeton Express.

Shumica e teoricienëve biblik pohojnë se ngjarjet do ti paraprinë kësaj goditje kurse nga aty do të fillojnë vuajtjet 7 vjeçare.

Këto teori, të cilat janë të kufizuara brenda grupeve të vogla të kishave, janë refuzuar që të komentohen nga shkencëtarët dhe mendohet se janë shumë sipërfaqësore si teori.

Fatmirësisht për ne, pothuajse të gjithë asteroidet shkatërrohen nga fërkimet ekstreme atmosferike që nxehin atë që hyn në stratosferë, duke thyer në copa apo djegur këto pjesë para se ato ta godasin tokën.

NASA e ka bërë prioritet të lartë zbulimin e asteroideve.

“NASA nuk ka asnjë të dhënë që ndonjë asteroid apo komet për momentin është në kurs të përplasjes me Tokën, kështu që mundësitë për ndonjë përplasje të madhe janë shumë të vogla. Në fakt, të themi më mirë, asnjë objekt i madh nuk duket se do ta godet Tokën në 100 vitet e ardhshme”, ka thënë një zëdhënës i NASA-s.

Ata po ashtu janë duke zhvilluar strategji që ndihmojnë në identifikimin e asteroideve që mund të shkaktojnë rrezik nëse godasin tokën dhe kanë zhvilluar opsione për mbrojtjen e planetit.

Pavarësisht kësaj, kjo nuk i ka ndal teoricienët e konspiracionëve.

Ata besojnë që goditja do të ndez një situatë emergjente të sponsorizuar nga New World Oder (Rendi i ri botëror), ilimunatit, të cilët do të marrin kontrollin në këtë aferë botërore.

Shumë llogari për teorinë e apokalipsin janë shpërndarë online që kjo ngjarje do të jetë një katastrofë më shumë meteorologjike.

Shumica thonë se shkatërrimet nga moti do të shkaktohen nga ndikimi i këtij asteroidi të madh për të cilin dinë politikanët por që nuk kanë treguar asgjë.

Data që citohet më së shumti kur do të ndodh kiameti është 24 shtatori, me disa të tjerë që thonë se mund të ndodh pak ditë më vonë.

Disa madje kanë bërë parashikime që ngjarja do të ndodh në kohën kur do të fillojë përplasja e grimcave në Hadronin e CERN-it.

“Logoja e CERN është 666, shenja e bishës në një rreth. Përplasja e CERN duket sikurse një sy që shikon apo një portë e yllit që ne e shohim shpesh”, ka shkruar njëri prej blogerëve.

Më 2011, në një emision të krishterë, Harold Camping parashikonte që bota të merrte fund më 21 maj të atij viti.

Ai kishte thënë që “Dita e Gjykimit” do të ndodh më 21 maj, kur Jezusi do të rikthehej në tokë dhe “të drejtët” do ti merrte me vete në Parajsë.

Camping, i cili ka një kanal transmetuesi dhe emisionin “Family Radio”, ishte raportuar se mbeti “i befasuar” kur nuk ndodhi “kiameti” në atë datë. /Express/

SHKARKO APP