Ne, “xhihadistët e ISIS” që shembim “Kisha”?

Nga Erjon Braçe

Prej ditesh e degjoja kete akuze barbare nga nje shqiptar qe nuk ben zedhenien e nje institucioni besimi, por shfryn mllefin e tij te pa kufi;

Nderkohe sot,

E degjova ta artikulonte nje shtetas grek qe ben zedhenien e Qeverise se tij;

Petje e kam per shqiptarin:

Po kishën e Ristozit në Mborje, kishën e Shën Vangjelizmoit në Berat, kishën e Shën Spiridhonit në Vuno, Kishën e Shën Merise në Berat, kishën e Shën Pjetrit në Vithkuq, Kishën e Shën Thanasit në Karavasta, të Varrezave katolike të Rrmajit në Shkodër, etj, etj;

projektet e restaurimit të një serie sitesh kulturore e fetare të tjera, shumë delikate siç jane kishat e Mesopotamit, e Kozarës në Berat, e Bramashit në Kolonjë, e Bënjës në Përmet, Xhamia e Et'hem Beut ne Tirane, Xhamia e Plumbit ne Shkoder, Xhamia e Beqareve ne Berat e shumë të tjera;

Kush po i bën, të njëtët xhihadistë?!

I neveritur nga kjo gjuhe, keto akuza!

Mbi te gjitha;

I neveritur nga histeria kolektive e atyre qe na bejne moral nisur nga mundesia per te bere opozite apo e atyre te tjereve qe kane gjetur diten per nacionalizmin e tyre banal!!

SHKARKO APP