Nën Flamurin e Zi – Prapa humbjes së IS-it qëndrojnë edhe lajme të këqija
Në vitin 2014, bota ishte mbërthyer nga lajmet rreth dy epidemive vdekjeprurëse.
Të dyja ishin të përgjakshme, përvuajtje të egra që vranë shumë njerëz që binin në kontakt me to. Komunitetet lokale po shkatërroheshin, por fat të ngjajshëm kishin edhe të huajt që udhëtonin drejt zonave të prekura për të ndihmuar.
Frika përhapej me të madhe se të dy epidemitë do të kalonin kufijtë, të infektonin qytetet, duke kërcënuar ngjarjet e mëdha.
Kishte panikë në TV dhe kryeqytetet e botës derisa politikanët dhe analistët bisedonin rreth mbylljes së kufinjëve apo bile edhe të mohonin mundësinë e udhëtimit për njerëzit që vinin nga vendet e prekura.
Njëra epidemi ishte virusi Ebola, e cila megjithatë kontrollohej mirë gjeografikisht derisa luftohej me pajisje dhe trajnime të duhura. Ajo tani nuk përbënë më lajm. Ky virus është një vrasës i tmerrshëm që ka marrë jetën e rreth 15 mijë njerëzve prejse është zbuluar në vitin 1976.
Por, për të thuhet se është më pak shkatërrues në aspektin global se sa, të themi virusi HIV/AIDS i cili prejse është identifikuar në vitin 1981, ka marrë jetën e mbi 3 milionë vetave.
Ai është më i dobët edhe se malaria e cila merrë jetën e qindra mijëra njerëzve çdo vit.
E thënë troç, Ebola deri më tash është mbajtur e izoluar duke u bërë një virus që mund të shkatërrohet.
Virusi tjetër, ideologjia ekstremiste e Shtetit Islamik (IS), ka disa tipare të ngjajshme me temperaturën hemorragjike të Ebolas. Të dyja i vrasin viktimat në mënyrë të tmerrshme, publike dhe mizore.
Derisa viktimat e Ebolas vdesin duke humbur gjak, IS-i deri më tash ka kryqëzuar, hequr kokat dhe djegur për së gjalli viktimat – vetëm disa nga metodat e tyre këto. Gjëra që mund t’i shohësh në ëndërra të tmerrshme.
Por, mbështetur në numra, IS ka vrarë relativisht më pak njerëz në tërë botën. Konsorciumi Kombëtar i Universitetit të Merilendit për Studimin e Terrorizmit dhe Përgjigjen ndaj Terrorizmit vlerëson se mbi 33 mijë njerëz janë vrarë nga IS-i apo grupet e tjera terroriste që janë besnike ndaj IS-it nga viti 2002 deri më 2013.
Vetëm sa për përspektivë: Vlerësohet se 1 milion njerëz janë vrarë në Siri nga viti 2011 deri më 2016. Vetëm një pjesë e vogël e tyre janë vrarë nga grupi, Shteti Islamil.
Njejtë siç u zhduk Ebola vitin e kaluar nga debatet publike, mediat e mëdha mund të mos flasin më për IS-in pas një viti. Gjithashtu njëjtë si me Ebolan, vëmendja e mediave mund të kthehet menjëherë në formën e panikut 24 orësh nëse rritet frika për një përhapje të re.
Por, ajo që është më shqetësuese, në rastin e IS-it, një vëmendje e tillë mund të çojë deri te vetëkënaqësia rreth një tjetër rreziku që disa thonë se është më i madh: rritja e resë së Al Kaidës, e cila ka përfituar jashtëzakonisht shumë nga ngjarjet e viteve të fundit.
Shembja e “shtetit”
“Dawla” apo “shteti”, territori fizik që kontrollohet nga IS-i, njëherë shtrihej nga pjesa perëndimore e Bagdadit të Irakut deri te pjesa lindore e Alepos në Siri. Kjo zonë funksiononte si një kuazi-shtet, i udhëhequr nga ekstremistët, me qeverisje lokale, mbledhje taksash, industri, me ligje dhe rregulla të tyre, kontrollim kufinjësh dhe një aparaturë shumëdimensionale të inteligjencës, dhe një ushtri të vetën.
Sot, “dawla” duket se është në shembje totale.
Në frontin lindor, një koalicion që e ka mbështetjen e SHBA-së i përbërë nga milicitë Shiite, forcat kurde, Pashmerga, qeveria irakiane, sulme ajrore ndërkombëtare dhe forcat speciale amerikane po e sulmojnë pandarë IS-in në Irak. Ramadi dhe Falluxha janë marrë nga ky koalicion, i cili tani po bënë përpjekje për të rimarrë Mosulin.
Në momentin kur edhe ky qytet verior irakian të merret, IS do e humbasë de fakto kryeqytetin e tij në Irak. Ajo që mbetët do jenë vetëm disa zona të dobëta të luftetarëve të rrethuar të IS-it.
Në qendër të IS-it, Forca Mbrojtëse Siriane (SDF) qe e ka mbështetjen e SHBA-së e ka shtyrë atë drejt veriut të Sirisë si një thikë drejt qytetit Raka, zemra e territorit të IS-it.
E përbërë kryesisht nga forcat kurde si “Njesitet e Mbrojtjes Popullore Kurde (YPG), një grup ky që në Turqi konsiderohet terrorist, SDF ka rimarrë shumicën e territoreve të IS-it gjatë dy viteve të fundit. Përgjatë verës, SDF gjithashtu ka siguruar fitore në perëndim të Lumit Eufrat, duke rimarrë territore përgjatë kufirit Turqi – Siri.
Duket se progresi i Forcës Mbrojtëse Siriane (SDF) e ka nxitur një shtet tjetër – Turqinë – që të intervenojë në frontin perëndimor të IS-it. Derisa qeveria turke e konsideron YPG-në si armik të shtetit turk, marrja e kufirit nga grupi kurd është diçka që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, nuk ka dëshirë ta pranojë. Më pak se një muaj prej puçit të dështuar në Turqi më 15 korrik, Erdogan është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.
Atëkohë, më 24 gusht, njesitet e ushtrisë turke e kanë kaluar kufirin duke hyrë në zonën e kontrolluar nga IS-i, duke rimarrë qytezat kyçe afër kufirit që më parë dukej se do të binin në kontrollin e SDF-së, nëse Turqia nuk do të intervenonte.
Turqia e vazhdon avansimin e saj. Në tetor, forcat turke e kanë sulmuar qytezën Dabiq. Ky qytet jo vetëm që është ushtarakisht i rëndësishëm, ai kishte rëndësi edhe për propagandën simobolike të IS-it në gjuhën angleze. Grupi Shteti Islamik e ka emëruar revistën e saj në anglisht me emrin e këtij qyteti.
Sipas Haditheve, një tekst antik që thuhet se janë përmbledhje e thënieve dhe mësimeve të profetit të myslimanëve, Muhamed, aty do të ndodhë një betejë apokaliptike në mes të besimtarëve myslimanë dhe jo besimtarëve. A mund të ketë simbolikë më të mirë për Ebolan e gjeopolitikës se sa kontrollimi i qytetit prej nga do të nisë apokalipsi?
Por, megjithatë, luftëtarët e IS-it u larguan nga kjo qytezë pa luftuar, një simbolikë kjo që për disa nënkupton se shembja e “shtetit” është e pashmangshme dhe tani mund të përshpejtohet.
Tani, forcat turke dhe rebelët e moderuar sirianë e kanë rrethuar zonën e kontrolluar nga IS-i në Al Bab, zonë që dikur ishte simbol i rebelimit kundër presidentit sirian, Bashar al Assad.
Kjo zonë dikur kontrollohej nga rebelët e moderuar që e kishin mbështetjen e Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara para se të okupohej nga IS-i në verën e vitit 2013.
Lufta në skajin perëndimor të asaj që IS-i dëshiron ta quaj kalifat, njejtë si luftërat në frontin lindor në Mosul dhe në Raka, do të jenë të vështira. Por, humbjet ushtarake të IS-it në të tri zonat është e sigurt. Sipas të gjitha gjasave, “Shteti Islamik” territorial, siç e kemi njohur do të jetë i shkatërruar nga fundi i vitit 2017.
Por, a do të thotë kjo që grupi ekstremist IS thjeshtë do të zhduket?
Evolucioni i Sëmundjes
Megjithë raportimet e mediave për vdekjen e Shtetit Islamik, asnjë ekspert i intervistuar për këtë artikull nuk ka thënë se beson që rimarrja e territoreve të IS-it në Siri dhe Irak nënkupton fundin e këtij grupi. Për këtë ka një arsye të thjeshtë: historia. IS është mundur ushtarakisht edhe më parë – derisa kishte emra tjerë – dhe sërish kthehej më i ashpër se më parë.
Në librin e tyre, ISIS: Brenda Ushtrisë së Terrorit, Michael Weiss dhe Hassan Hassan, iu kthehen gjurmëve të IS-it deri te Abu Musab al Zarqawi. Ky i fundit, një palestinez nga Jordania, ishte bërë aleat jo i rehatshëm i liderit të Al Kaidës, Osama bin Laden deri tek sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 dhe okupimit të mëpasshëm amerikan të Afganistanit. Edhe atëherë, ka pasur tensione të qarta në mes të dy liderëve.
Njejtë si organizata që e kanë themeluar, secili lider ka përqafuar ideologjinë radikale xhihadiste. Shiraz Maher, hulumtues i Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizmit te Kolegji Mbretëror i Londres, e ka përshkruar këtë brend si Xhihadizëm Salafist që Al Kaida dhe IS-i e ndjekin derisa bëjnë përpjekje të rikthejnë praktikat islamike në formën më të pastër, ashtu siç kanë qenë në ditët e para të fesë.
Ashtu siç e potencon Maher në librin e tij, “Xhihadizmi Salafist: Historia e një Ideje”, qëllimi i këtyre organizatave fundamentaliste, atëherë ka qenë krijimi i një kalifati, një mbretëri në tokë që do të sjellte këtë puritanizëm radikal.
Kyle Orton, hulumtues në Shoqërinë Henry Jackon, e përmbledhë shkrimin e Maherit duke thënë se Xhihadizmi Salafist qëndron mbi pesë shtylla
Sipas Z. Maher, të gjithë Xhihadistët Salafistë mbështetën në pesë shtylla ideologjike. Arritja e identifikimit të tyre do të na ndihmojë të kuptojmë një armik i cili vet është treguar që ka mundësi t’iu përshtatet shumë lehtë rrethanave.
Shtylla e parë është xhihadi, metoda përmes së cilës vizioni i profecisë së xhihadistëve salafistë do të realizohet, duke i dhënë fund rendit ekzistues botëror dhe krijimit të utopisë. Interpretuesit liberal të Islamit thonë se xhihadi është lufta e brendshme e njeriut apo tejkalimi i vetvetës.
Por, për xhihadistët salafistë, kjo është një çështje ushtarake dhe një obligim që duhet pranuar menjëherë pasi e pranon fenë dhe kjo më pas duhet vazhduar deri në fund të jetës.
Me qëllim që kjo përpjekje të vazhdojë pandërprerë, megjithatë, revolucionet duhet të definojnë një grup të njerëzve që kanë qëllime të përbashkëta. Xhihadistët e bëjnë këtë përmes besnikërisë ndaj “tawhidit” (njëshmërisë së Zotit) dhe “hakimiyya” (sovranitetit të Zotit), që definojnë limitet e besimit dhe natyrën e autoritetit legjitim.
Ata që nuk i përkasin grupit të njerëzve që kanë qëllime të përbashkëta, duhet të shmangen, sipas shtyllës së “al-wala-I-bara”, që mbështetët në konceptin “al-wala” (devotshmëria ndaj Zotit dhe besimtarëve të tij) dhe konceptit “al-bara” (mohimi i dhe ndarja prej jo besimtarëve). Shtylla e fundit identifikon të korruptuarit e brendshëm, që duhet t’i nënshtrohen “takfirit” apo të përjashtohen.
Bin Laden dhe Zarqawi, dhe tash Al Kaida dhe IS-i, e kanë përshkruar vetën si luftëtarët e shenjtë që luftojnë të mbrojnë Islamin nga armiqtë ky hyjnë edhe fuqi perandorake si Rusia, trupat e të cilët gjatë sundimit sovjetik e kanë okupuar Afganistanin, por aty hynë edhe SHBA-ja, e cila i ka larguar talibanët nga pushteti dhe ka bërë përpjekje që të gjejë udhëheqësinë e Al kaidës pas sulmeve të 11 shtatorit.
Por, në mes të dy liderve radikal ka pasur dallime të rëndësishme. Bin Laden ka qenë më shumë i interesuar të sulmojë “armiqtë e largët”, “okupatorët” e huaj, që nuk i nënshtrohen islamit, dhe pjesëtarët e shoqërive dekadente dhe të korruptuara që kanë dërguar ushtritë e tyre në tokat që bin Laden i ka konsideruar islamike.
Zarqawi, në anën tjetër, ka qenë një “takfir” i cili është përqëndruar të ata (përfshirë edhe myslimanët e tjerë) që ai besonte se po e minojnë vet Islamin. Zarqawi konsideronte se qeveritë myslimane që kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara janë “armiqtë e afër” që ia vlenë të vriten. Sipas vizionit të Zarqaëit, femohuesit “murtad” që e kanë tradhëtuar Islamikn, arë caqe të vlefshme të luftës së shenjtë.
Interpretimi i fjalës “murtad” përfshinë jo vetëm aleatët e perëndimit që e quajnë vetën myslimanë, por të gjithë atyre që e praktikojnë atë që Zarqaëi e definon si Islam të papastër, e këtu përfshihen edhe të gjithë myslimanët që nuk janë sunnit.
Për Bin Ladenin, kjo ka qenë e papranueshme për disa arsye. Së pari, vet nëna e bin Ladenit ka qenë alaëite nga Siria, pra ishte pjesë e një sekti shiit, jo sunnit. Dhe kështu derisa besimi i tij teologjik me gjasë përfshinte shiitët në grupin e njerëzve që nuk praktikonin islamin e pastër, ata nuk përbënin shqetësimin e tij kryesor.
Së dyti, bin Laden ka qenë më shumë praktik, pasi ai besonte se është e vështirë të bindësh myslimanët t’i bashkoheshin kauzës së rrëzimit të qeverive të tyre islamike, derisa ndërkohë vriten myslimanë të pafajshëm. Është e qartë që për bin Ladenin, cak më urgjent ishin të huajt jo myslimanë që mund të largoheshin nga tokat myslimane nga përpjekja e përbashkët e bin Ladenit dhe atyre që do e përkrahnin.
Në këtë kuptim, fanatikët mund ta përshkruajnë bin Ladenin si dikënd që ishte duke krijuar kushtet e krjimit të kalifatit. Përmes punës dhe shembullit të tij, bin Laden shpresonte të frymëzonte një lëvizje që eventualisht do të bëhej shtet islamik; me qëllim të hapjes së kësaj rruge, ai besonte që ka nevojë të kundërshtonte fuqitë e huaja, para së gjithash Shtetet e Bashkuara.
Al Kaida e bin Ladenit ka qenë e përqendruar në dërgimin e mesazhit, përmes terrorizmit, se Shtetet e Bashkuara duhet të largojnë trupat e saj nga Linda e Mesme.
Vdekja e të pafajshmëve nuk ka qenë qëllimi, por metoda që do ndihmonte arritjen e këtij qëllimi. Vrasja e myslimanëve ka qenë e pranueshme nëse ata vdisnin si viktima kolaterali të xhihadit të bin Ladenit apo nëse ata punonin drejtpërdrejtë me amerikanët.
Zarqawi dhe organizata që e ai e themeloi janë marrë më shumë me versionit e tyre të pastërtisë ideologjike, krijimin e menjëhershëm të shtetit fizik, dhe gjendjes shpiërtërore të dëlirësisë ideologjike. Vdekjet e jo besimtarëve dhe myslimanëve jo të dëlirë ka qenë qëllimi, ndërsa terrorizmi metoda e avansimit të atij qëllimi.
Teologjia e Zarqawit atëkohë ka qenë shumë radikale, shumë “rigjide” nëse duam të kujtojmë termin e përdorur nga Bin Ladeni. Ajo nuk ishte praktike që të jetë në pajtim me vizionin e bin Ladenit.
Dhe, prap se prap, “takfirizmi” – me dyshimin për braktisjen nga feja të myslimanëve – do të gjente mundësitë më të mira për lëshuar rrënjë, së pari në Irak dhe më pas në Siri.
Zarqawi ka shkuar në Irak në tetorin e vitit 2002, atëherë kur Shtetet e Bashkuara po e diskutonte okupimin dhe heqjen me dhunë të Sadam Hyseinit. Disa vjet pas okupimit, administra Obama, duke u mbështetur në një dokument që është hartuar nga administra e paraardhësit të tij, George Bush, ka tërhequr trupat amerikane nga Iraku nga viti 2009 deri më 2011. Mirëpo, Al Kaida në Irak nuk ishte mundur.
Njejtë sikur Ebola, përhapja kishte marrë fund, por kushtet në terren çuan deri te përhapja e re e cila ishte më e rëndë, nga viti 2011 deri më 2013. Dhe, gjatë vitit 2013 ish organizata e Al Kaidës në Irak e cila fillimisht u quajt Shteti Islamik i Irakut dhe al Shamit (një pjesë e Sirisë) u vendos të quhet Shteti Islamik, duke shfrytëzuar hapësirën e krijuar.
Derisa IS përbën lajm, kërcënimi i heshtur i Al Kaidës po përvijohet me të madhe.
Organizata Shteti Islamik konsiderohet si shumë më e rrezikshme dhe më efektive se sa ka qenë ndonjëherë Al Kaida. Një mori ekspertësh me të cilët është konsultuar Radio Evropa e Lirë, kanë thënë se megjithatë gjatë këtij viti, Shteti Islamik do të përballet me humbje masive ushtarake.
Njëjtë si Ebola, megjithatë, mund të ketë përhapje të reja. Hassan Hassan, një columnist i përjavshëm për “Gazetën Kombëtare” në Abu Dabi, ka paralajmëruar se fitorja e fundit e IS-it në qytetin antik sirian, Palmira, është shembulli më i mirë se si ky grup ka gjasa që më shumë të kalojë nën hije se sa të zhduket në tërësi.
“Ata do të operaojnë si banda derisa të kenë mundësi të marrin sërish kontrollin mbi rajone”, thotë Hassan.
Mirëpo, problemi i vërtetë që nuk po trajtohet është derisa IS po digjet, Al Kaida po forcohet. Dhe, derisa Al Kaida nuk ka tërhequr vëmendjen e botës njëjtë sikur IS-i, kjo organizatë ka arritur t’i shmanget fatit të Shtetit Islamik.
Bile, Shteti Islamik ka arritur të avancojë edhe më shumë qëllimet e Al Kaidës, pasi qëndrimet skajshmërishtë ekstreme edhe në raport me ndarje sektare e kanë normalizuar qëndrimit radikal pak më të butë të Al Kaidës.
“Al Kaida – dhe, ndoshta më e rëndësishmja të thuhet është se ideologjia e xhihadizmit Salafist po përhapet; ndoshta ky është trendi islamik që po përhapet më së shpejti tani”, ka thënë për REL, Kyle Orton.
Në sytë e shumë sirianëve, grupet e rebelëve që kanë lidhje me Al Kaidën “janë shndërruar në shpëtimtarë, ndërsa perëndimi e ka lejuar këtë të ndodhë” thotë për Radion Evropa e Lirë, Nasser Weddady, konsultant i cili është rritur në Siri dhe ka punuar gjatë kundër ekstremizmit dhe gjetjes së zgjidhjes për konfliktin.
“Në fund të ditës, ju, Amerika, bota e civilizuar, Këshilli i Sigurimit – ku ishit ju?”, pyet Weddady.
Sipas tij, sirianët nuk mashtrohen nga Al Kaida, por ata u bënë si “zjarrëfikësit që vijnë tek tin ë kohën kur shtëpia jote është e përfshirë nga flaka. Ju nuk iu thoni që të ndaloni zorrën e ujit sepse ju nuk pajtoheni me ta, apo ndoshta edhe pse ju i urreni ata. Bota, përmes mos veprimit apo sido që e quani, ia ka dhënë Al Kaidës një dhuratë në pjatë të argjendtëm dhuratën e mbrojtjes së vërtetë të njerëzve në kohën kur ata kishin nevojë”.
Qëndrimet e shprehura në këtë artikull nuk janë domosdoshmërisht edhe të REL-it.(Marre nga radio “Europa e lire)