Nënshtrimi i turpshëm i PD-së, ndaj ekstremistëve grekë

Nga Arben LLALLA

Marrëveshja e bërë më 18 Qershor midis përfaqësuesve të PD me Vangjel Dulen e PBDNJ-OMONIA, vërtetojë edhe njëherë se PD i ka ulur pantallonat tek grekët e partisë Demokracia e Re e Andoni Samaras që në vitin 2003. Atëherë kur Sali Berisha takoj ekstremistin grek të lobit greko-amerikan, Nikolla Geixh dhe kur u takua me Kostandin Karamalisin më 18 Qershor 2003, në Sani Beach të Kalkidhikis. Marrëveshja midis PD dhe PBDNJ mund të quhet marrëveshja e trupit, marrëveshja e tradhtisë ideologjike të të djathtës të PD. Meqenëse PD e bëri marrëveshjen me Vangjel Dulen vetëm për të fituar Sarandën unë këshilloj PD se nëse nuk i humbë bashkitë më 21 Qershor, ne do t’ia marrim me buzëqeshje bashkitë gjatë muajve në vazhdim. Me bashkëpunimin e PD me PBDNJ e Vangjel Dules që realizon projektet për aneksimin e jugut të Shqipërisë, u vërtetuan edhe njëherë akuzat e mia që kam denoncuar në media që në vitin 2007 për politikën antishqiptare të segmenteve të caktuar që drejtojnë PD. Lidhjet e Tritan Shehun me Greqinë dhe grekët janë të hershme, që në rininë e tij, këto lidhje vazhdojnë më tej në Volos dhe Selanik. Ndërsa lidhja e Lulëzim Bashës me Greqinë i ka rrënjët në momentet e çastit të dashurisë nëpër parkingjet e buzuqeve të Selanikut. Lulëzim Basha kur ishte Ministër i Transporteve bashkë me deputeten greke Elena Rapti (Elena e Trojës) të partisë Demokracia e Re të Andoni Samaras, ishin bërë protagonistë të faqeve në gazetat greke. Gazeta “Trafik” e quante flirtin dashuri ndërballkanike, nën tingujt e këngës së Panajot Psomiadhis (prefekt i Selanikut). Ndërsa revista “Proto Thema” që e zbuloi e para skandalin dashuror, botonte edhe foto duke e shoqëruar me rreshtat flirtin “ministrit riosh dhe biondes bukuroshe”. Gazetarja greke, Ollga Gali, për flirtin i referohet momentit kur në Selanik zhvillohej Samiti i vendeve anëtare të Paktit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm, të Kryeministrave dhe të ministrave të Transportit të dhjetë vendeve anëtare. Në fund të shkrimit, revista greke “Proto Thema” shkroi edhe një SMS drejtuar nga vetë redaksia ministrit shqiptar të Transporteve, Lulëzim Basha, ku thuhej: “Dhen tha eqis tin Elena pote`, alvane, alvane!”. (Nuk do ta kesh Elenën kurrë, o shqiptar, o shqiptar!)”.

SHKARKO APP