Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

Nga Kreshnik Spahiu

Një fllad eksitimi po ndodh në disa media shqiptare, të cilat po festojnë për mbylljen e dhjetra projekteve apo bllokimin e miliona dollarë që vinë nga SHBA në Shqipëri. Në thelb gëzimi i tyre ndodh sepse nga ky bllokim fondesh, Amerika mund shkrijë SPAK.

Një grup prokurorësh amerikan mund të zbarkojnë në Shqipëri për të hetuar keq menaxhimin e fondeve të USAID. Administrata e Presidentit Trump ka fokusuar keqpërdorimin e fondeve të USAID-it në shtetet ballkanike dhe një grupi prokurorësh do të hetojnë projektet që janë zbatuar deri tani me fondet e taksapaguesve amerikanë. Në krye të këtij grupi prokurorësh është ish-prokurori federal, Martin De Luca. Prokurori De Luca ka nisur nga Sarajeva dhe do vazhdoje Kosove, Serbi, Shqiperi etj etj

Pyetja është: Nëse prokurorët e SHBA konstatojnë që është abuzuar me fondet e reformës në drejtësi, a mund të mbyllet SPAK dhe kush përfiton nga dështimi e saj:
PS apo PD?

Në çdo sondazh SPAK rezulton institucioni më i besueshëm në popull dhe çdo mbyllje e SPAK ka një humbës: Popullin shqiptar. Humbësi dihet do jenë qytetarët. Prokurorët amerikanë mund bëjnë dhjetra hulumtime dhe ndoshta mund të ketë keq menaxhim fondesh por vështirë që “pretenca” e prokurorisë amerikane të jetë pezullimi reformes në drejtësi dhe mbyllja e SPAK.

SPAK u krijua gjatë mandatit parë të presidentit Trump dhe për këtë arsye amdasadorja Yuri Kim u promovua sërish në administratën e Trump 2. Aktualisht SPAK funksionon 100% me fonde të taksa paguesve shqiptarë dhe jo amerikan. Nëse Amerika ul qepenat e “dyqanit” SPAK, të fituar do jenë PS dhe PD por jo populli.

Kyçja e SPAK është humbje për qytetarët dhe fitore për qeveritarët. Ajo që nuk kuptoj është egzaltimi i opozitës që Trump mund të mbyll SPAK. Ende nuk e kuptoj, se ku mund të gjej opozita një aleat më të madh se SPAK që ka arrestuar dhe burgosur gjysmën e socialistëve të Rilindjes…? Një Zot e kupton çfarë halli kanë opozita që do shkrirjen e prokurorisë, kur burgjet janë mbushur me ministrat e qeverisë.

SHKARKO APP